Diaspora jep Çmimin “Mërgata e Kaçanikut 2017”

Diaspora

Diaspora jep Çmimin “Mërgata e Kaçanikut 2017”

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 09:40
Shoqata Kaçaniku

Kaçanikasit që jetojnë jashtë vendlindjes së tyre të organizuar në Shoqatën Kaçaniku, kanë vendosur që nga ky vit të bëjnë organizimin e ndarjes së Çmimit të Diasporës. Ky çmim to t’u jipet personaliteteve dhe organizatave, shoqërive e klubeve në sferën ekonomike, kulturore, rinore, sportive, etj. që janë dalluar në punën dhe kontributin e tyre në lëmenj të ndryshëm. Ky çmim do t’u ndahet atyre personaliteteve që gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tyre nuk kanë pushuar së punuari dhe asnjëherë nuk janë lodhur në angazhimet e tyre për ngritjen dhe avansimin e çështjes kombëtare, të ngritjes dhe forcimit të arsimit, dijes dhe kulurës, të mirëqenies së qytetarëve dhe të të mirave të përgjithshme!

Për këtë vit, për herë të parë Çmimi Mërgata e Kaçanikut 2017 do t’i ndahet zotit Hebib Shehu për kontributin e tij jetësor në çështjen e atdheut.

Image
Hebib Shehu

Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 28 korrik 2017 ora 17:00  në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik.

Diaspora që këto ditë gjendet për pushime në vendlindje dhe të gjithë qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë ceremoni, janë përzemërsisht të mirëseardhur!

Shoqata Kaçaniku, Këshilli Organizativ

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat