Shqiptarit i ndodh “gjëma” në Itali, por surprizohet për mirë më pas

Diaspora

Shqiptarit i ndodh “gjëma” në Itali, por surprizohet për mirë më pas

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 20:03
Dokumentat

Një shqiptar i cili po vizitonte Italinë ngeli pa fjalë nga një episod që i ndodhi në Cesena.

Mbrëmjen e djeshme atij i humbi portofoli dhe sigurisht “iu përmbys bota” jo thjesht për vlerën e parave që kishte brenda por më tepër për dokumentat. Por ditën e sotme diçka mjaft e papritur i ndodhi.

Dikush e mori në telefon dhe i shpjegoi se ishte nga policia vendase. E lajmëruan se dikush kishte gjetur portofolin e tij dhe e kishte dorëzuar në polici. Qytetari shprehet se asgjë nuk mungonte nga ato që kishte lënë brenda.

Përshëndetje JOQ. Policia qe duam, por jo ajo shqiptare. Dje në darkë në Cesena (Itali) më humbet portofoli , sot në mëngjes ishte dorëzuar në polici. Menjëherë më kontaktuan për ta marrë, vallë po të më binte në Shqipëri portofoli me 565€ a do ma kthente njeri?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat