Mbahet manifestimi Dita e Diasporës

Diaspora

Mbahet manifestimi Dita e Diasporës

Nga: Bota Sot Më: 31 korrik 2017 Në ora: 12:01
Prekaz

Më 1 gusht 2017, në Prekaz, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, mbahet manifestimi Dita e Diasporës.

Siç njofton Ministria, manifestimi fillon në orën 19:00, me homazhe te varrezat e familjes Jashari, për të vazhduar në orën 20:00 me programin kulturo-artistik të grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia, i udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare Nezafete Shala & grupi muzikor. Ndërkaq, më 2 gusht, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës (prapa Ministrisë së Arsimit), në orën 20:00,  bëhet ndarja e çmimeve “Mërgimtari i viti” dhe Gazetari i vitit për diasporën”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat