Mërgimtari ankohet në Komunën e Prishtinës: Pagova pesë herë më shtrenjtë

Diaspora

Mërgimtari ankohet në Komunën e Prishtinës: Pagova pesë herë më shtrenjtë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 15:57
Fatura

Një qytetar nga Kosova që jeton në diasporë e ka akuzuar Komunën e Prishtinës se po përdorë standarde të dyfishta vetëm pse nuk jeton këtu. 

Qytetetari që po kalon pushimet në Prishtinë, ka dërguar një dëshmi të fletëpagesës të cilën e ka paguar pesë fish më shtrenjt sesa një qytetar që jeton në Kosovë në një nga qendrat e mjeksisë familjare në Prishtinë. 

“Të nderuar, sot kam shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania në Prishtinë për tu kontrolluar dhe sapo jam paraqitur në sprtel, punonjësja më ka pyetur se ku jetoj. Kur i kam treguar që jetoj në Londër, më tha se për neve që jetojmë jashtë çmimi është pesë euro, ndërsa për qytetarët e Kosovës kushton një euro. Unë nuk e kuptoj pse ky diskriminim. Edhe ne I paguajmë gjitha taksat këtu sikur qytetarët tjerë. Kryetari I Prishtinës vazhdimisht flet për ofrimin ë shërbimeve për diasporën e anën tjetër na zhvat”, ka treguar qytetari i cila ka dashur të mbestet anonim.

Mund të shihni fletëpagesën me çmim prej pesë euro për një shërbim që qytetarët e Kosovës e paguajnë një euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat