U mburrën me malet me para në rrjetet sociale, këta janë shqiptarët që fundosën veten

Diaspora

U mburrën me malet me para në rrjetet sociale, këta janë shqiptarët që fundosën veten

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 11:58
Luan Plakiçin, Bes Besiaj, Olsi Behluli

Tabloidi britanik “The Sun” ka postuar fotot e disa shqiptarëve të cilët janë duke pozuar me para në Facebook apo Snapchat. Ata akuzohen si tutorë prostitutash apo të kenë lidhje me shpërndarjen e drogës në Angli.

Olsi Behluli, me banim në Harrow, në Londrën perëndimore postoi një foto në rrjetin social Snapchat duke pozuar pranë një mali me para (250 mijë paund) dhe kjo çoi në arrestimin e tij.

24-vjeçari aktualisht po kryen dënimin prej 11 vitesh burg për shpërndarje heroine dhe kokaine, pasi sasia e sekuestruar kapte vlerën e 4 milionë paundëve. Bes Besiaj, ka pozuar para kamerës duke future në gojë një tufë parash të lidhur me llastik.

Mbi Luan Plakiçin rëndon akuza e shfrytëzimit për prostitucion ndaj 60 vajzave dhe për këtë i është dhënë dënimi me 23 vite burg. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto ku duket i shtrirë në divan dhe mban në dorë një Ardi Beshiri u arrestua pasi iu gjet kokainë në çorape. Edhe ky ka postuar në “Facebook” një foto teksa mban një shumë të madhe parash.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani i konsideron shqiptarët një kërcënim me rrënjë të thella, pasi janë të organizuar në banda kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.

Image
Olsi Behluli
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat