Në kuadër të “Ditëve të diasporës” ndeshje miqësore FSK Gjilan – FFSHGJ 3:3

Diaspora

Në kuadër të “Ditëve të diasporës” ndeshje miqësore FSK Gjilan – FFSHGJ 3:3

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 12:35
Një foto e përbashkët

Në kuadër të "Ditëve të Diasporës", në Gjilan u zhvillua ndeshja miqësore-revyale në futboll ndemjet Seleksionit të Bataloni të FSK-së në Gjilan dhe Seleksionit të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 3:3. (1:1). Golat iu shënuan: Arbnor Jakupi në minutat 20 e 65 dhe Leutrim Azemi në minutën 62 (për FSK), kurse Valmir Muzliukaj në minutën 28, Ismajl Sinani 47 e Lirim Elezi në atë 55 për FFSHGJ. Për shkak të vapës me marrëveshje të dy klubeve ndeshja u luajt 2x35 minuta)

Seleksioni i FSK-së: Ferid Imeri, Shpetim Nishori, Astrit Bashota, Besnik Shala (kapiten), Ardian Rushiti, Përparim Jakupi, Shpendim Franku, Liridon Selimi, Shpetim Hasani, Arbnor Jakupi e Leotrim Azemi. Luajtën edhe: Jeton Kosumi, Besnik Ukshini, Atdhe Rrahmani dhe Rinor Baftiu. Trajner: Jeton Dermaku.

Seleksioni i FFSHGJ luajti me këtë përbërje: Bujar Shala, Demir Jonuzi, Naim Gela (kapiten). Fatlum Bajrami, Mensur Jonuzi, Durim Salijaj, Ismajl Sinani. Lirim Elezi, Ardit Bytyqi, Valmir Muzliukaj dhe Ermir Gashi. Luajti edhe Fidan Bajrami. Trajner: Safet Muzliukaj.

Referuan: Trimor Hasani (kryesor) dhe Premtim Ibrahimi e Adil Shala (mdihmës). Përkundër vapës shumë të madhe futbollistët e të dy klubeve treguan mjaft nga loja e futbollit. Pasi që ndeshja ishte revyale ajo ishte mjaft fer për çka gjyqtari nuk e nxori asnjëherë kartonin nga xhepi.  Ekipi vendës kaloi i pari në epërsi, porse mysafirët e barazuan rezultatin.

Pas pushimit ishte një dominim i plotë e ekipit të FFSHGJ-së dhe fryt i kësaj ishin dy gola të shënuar për të krijuar epërsi 1:3, mirëpo në fund të takimit sikur u mungoi koncentrimi dhe ushtarakët barazuan me ça u ndanë të kënaqur të dy palët.

Në fund përfaqësuesit e FFSHGJ-së, Ruzhdi Statovci, kryetar e Miftar Dragidella, menaxher ndanë dhurata dhe mirënjohje për ata që kontribuuan për zhvillimin e ndeshjes: Ministrin e Diasporës, Z. Valon Murati, zyrtarin për sport në MD Afrim Deliu, Batalionin I të FSK-së në Gjilan dhe dy kapitenët e FSK-së, Liridon Poroshtica e Jeton Dërmaku.

Kryesia e FFSHGJ-së falënderon Ministrinë e Diasporës për mbështetje për zhvillimin e kësaj ndeshjeje si dhe FSK-në në Gjilan për mikpritje vëllazërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat