Drita Martini – Top modele internacionale nga Brukseli

Diaspora

Drita Martini – Top modele internacionale nga Brukseli

Nga: Sevdail Hyseni Më: 24 gusht 2017 Në ora: 08:47
Drita Martini

Kthehem me kujtimet, që do më ndjekin nga pas, tha Drita Martini, kreatore e modës nga Brukseli, pas vizitës së zhvilluar në Kosovë e Luginë të Preshevës, me rastin e shënimit të Ditës së Diasporës, në Bujanoc. Ajo, ndahet nga këto takime të përzemërta, me kujtime e mbresa të pashlyera, për të cilat ka respekt dhe krenari të paparë.

“Në Kosovë ma krijoi mundësinë të vijë aktori legjendar Çun Lajqi, kurse në Bujanoc erdha me ftesë të biznesmenit, siç thirret “brezlkingen” në Zvicër, Haqif Haziri, për të marrë pjesë me kënaqësi në manifestimin e Ditës së Diasporës”, u shpreh, në fillim të bisedës së saj, Drita Martini, top modele internacionale nga Brukseli.

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë dhe Bujanoc, Drita Martini, shpalosi programin e projektit të saj Martini Projects, për mbështetje të modelizimit, pa harruar edhe veprimtarinë e saj shumëdimensionale në fushën e humanitetit dhe luftës kundër zakoneve të mbrapshta prapanike të veriut të Shqipërisë.

 Në vazhdim të bisedës, zonja Drita, u shpreh se është tepër mirënjohëse dhe ndjehet e priviligjuar, që pati rastin dhe kënaqësinë, për herë të parë të vizitoj Komunën e Bujanocit dhe të njihet me personalitete të shumta të jetës politike, kulturore e arsimore.

“Unë jam e disponuar, që të gjithë ata të rinj dhe të reja dhe të gjithë ata që kërkojnë të marrin pjesë në modën, nëse kërkojnë të futen në botën e artit, që të trokasin në dyert e mëdha të botës siç është Parisë, Franca, Belgjika, unë jam ajo që do të krijoj të gjitha mundësitë me ekipin tim, për ta realizuar ardhjen e tyre”, thotë më bindje të thellë zonja Drita, femra e parë shqiptare, në Evropë, që merret me këtë veprimtari kreative, e cila gjithnjë po gjeni përkrahje nga shteti ku jeton dhe vepron.

Lidhur me veprimtarinë në kuadër të Martini Projects, zonja Drita, flet me admirim se krahas punës si nënë e shumë fëmijëve, merr pjesë në konkurset e bukurisë Top Model Belgjikë 2014, duke prezantuar sharmin e bukurisë shqiptare dhe duke u zgjedhur ndër femrat më të bukura.

Image

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, thekson zonja Drita, kemi prezantuar kostumet tradicionale të disa vendeve ndërkombëtare, duke filluar nga veriu i Shqipërisë, Indisë, Afrikës, Marokut etj.

Ndërkaq, për planet në të ardhmen, ajo, nuk ngurron të thotë se ka publikuar disa modele të Kompanisë Martini Projects, që do të zgjidhen "ambasadore", në muajin tetor, nga
një juri e përfaqësuar nga njerëz të modës dhe të artit ndërkombëtarë. Njëkohësisht do të jenë kandidate për Konkursin Ndërkombëtar, që do të organizohet nga Kompania Martini Projects, në bashkëpunim me partnerët e saje për emrin e madh, TOP-MODEL Internacional 2018.

Kush është Drita Martini?

Drita Martini, ka lindur në Nikaj-Mertur, një zonë e thellë malore. Është vajza e Zefit dhe e Linës. Është rritur me 5 vëllezër e dy motra. Ka mbaruar Gjimnazin në Lekbibaj, qendra e Nikaj- Mertur.

Image

Pastaj, ka mbaruar studimet e larta në Universitetin "Luigj Gurakuqi", në Shkodër. Është diplomuar si mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë.

Nuk ka jetuar shumë në Shqipëri. Në vitin 1997, iku në Bruksel, për të mos u kthyer kurrë për të jetuar në Shqipëri. Është nëna e djalit Martini e Loti dhe vajzës Jozefina Po ashtu është nëna e jetimes së adaptuar Manuela, të cilës babain ia vranë shqiptarët e nënën ia mbyti kanceri. Gjithashtu, u ka dalë në ndihmë edhe vajzave të tjera të prekura nga dhuna e të cilat janë kreatore të bukura të Kompanisë Martini Projects.

“Kjo është puna ime, që e bëjë me shpirt me ndihmën e të madhit Zot”, thotë znj. Drita me plot krenari.

“U rrita me bukë misri, me shumë vëllezër e motra. Jam po ajo malësorja që nuk ndryshoj. Dita kur i kërkova nënës hallallin, nëse e kam mërzitur gjatë jetës, duke u përkujdesur për rritjen e saj, ajo si mbretëreshë 83 vjeçe, më puthi në ballë dhe më bekoi me uratat më të mira”, i tha me plot emocione Drita Martini, gazetarit dhe publicistit Sevdail Hyseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat