Britanikët shpallen fajtorë për vrasjen e shqiptarit Vilson Meshi

Diaspora

Britanikët shpallen fajtorë për vrasjen e shqiptarit Vilson Meshi

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 10:35
Vilson Meshi

Dy tinejxherë janë gjetur fajtorë për vrasjen e një shqiptari 31 vjeçar në Britaninë e Madhe, duke ia vendosur në veturë një shpërthyese-sinjalizues anijesh që lëshon tym të dendur në veturë, derisa ai po flinte.

Vilson Meshi vdiq pas konsumimit të sasisë së madhe te tymit me 27 shkurt të vitit të kaluar, pasi dy tinejxherët e kishin vjedhur shpërthyesen dhe ia kishin vendosur në veturë në Pitesea, Essex.

Meshi kishte për qëllim të takohej të nesërmen me tre fëmijët e tij dhe ishte parkuar jashtë shtëpisë së ish-gruas së tij.

Gjykata Mbretërore në Chelmsford shpalli fajtor, Keani Hobbes, 18 vjeçare dhe një djalosh 16 vjeçar që për shkak të moshës mediat nuk ia kanë publikuar emrin.

Prindërit e Meshit, Islami dhe Drita, kanë thënë se djali i tyre u vra mizorisht, derisa e kanë kujtuar atë si një njeri të dashur e të ndershëm.

Vilson Meshi kishte migruar në Britaninë e Madhe në vitin 2000 dhe kishte një biznes makinash ku kishte të punësuar 12 punëtorë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat