Mërgimtarët që jetojnë në Austri të Epërme

Diaspora

Mërgimtarët që jetojnë në Austri të Epërme

Nga: Miftar Zagragjaj Më: 26 gusht 2017 Në ora: 13:13
Miftar Zagragjaj

Vijnë nga treva të ndryshme shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, nga Kosova Lindore dhe nga Mali i Zi.

Pothuajse në të gjitha vendbanimet e Austrisë, tash e disa vite jetojnë edhe shqiptarët.

Në shtetin Austriak, në numër më të madh kanë ardhur nga Kosova në fillim të viteve të 90-ta, si pasojë e dhunës nga pushteti i atëhershëm policoro-ushtarak serb i udhëhequr nga politika shoveniste e Milosheviqit.

Bashkëkombasitë mergimtar shqiptar në Austri.

Që nga koha kur kanë ardhur e deri tash, kanë arritur të integrohen në jetën dhe shoqërinë austriakë, por duke ruajtur edhe gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare.

Kurse bashkëkombasit tanë të moshës të re, të gjithë, pa përjashtime ndjekin mësimet në të gjitha nivelete e shkollimit.

Shqiptarët në Austri kanë bërë emër.

Në mesin e mërgatës shqiptare në Austri mund të gjejë ekspert të të gjitha fushave, emër në politikë, arsim, letërsi, sport, art figurativ, mjekësi, muzikë, teknologji, ekonomi, kanë krijuar biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administrata e fusha tjera të rëndësishme.

Shoqatatë në Republikën e Austrisë janë aktivë në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive, por megjithatë zhvillojnë aktivitete të shumta si në veprimtaritë kulturore dhe ato sportive.

Në Austri. Shumë sportistë ka arritur suksese të larta, me sukseset te shumta e shënuara deri më tash, si trajner dhë refer të futbollit, klube të futbollit, futbollistet ne ligat, Austriake-europiane, në kik-boks, bokë dhe sporte të tjera ...edhe shqiptarët e kanë dhanë kotributin e tyre për Austrinë.

Organizimi i shoqatave shqiptare

Në Austri të Epërme gjithashtu do të jetë pikësynim, organizimi i shoqatave shqiptare është i domosdoshm ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës sonë shqiptare. Integrimi i mëtejmë në jetën dhe shoqërinë Austriake.

Për tu marrë me aktivitete të mirëfillta kulturore e sportive, edhe për parandalimin e ngjarjeve dhe rrugëve të padëshirueshme, në të cilat, fatkeqësisht nganjëherë po gjinden edhe të rinjtë shqiptarë.

Fluksi i madh i azilkërkuesve qe kërkon azil ekonomik, nga vitet 2000 e kendej.

Shumë shkaqe ndikuan. Lufta e fundit në Kosovë, la pasoja shumë të rënda shkatërrimtare në ekonominë e Kosvës.

Gjendja e rëndë ekonomike ndikoi që edhe shumë shqiptarë të marrë rrugën e mërgimit, gjendja sociale e ekonomike e tyre.

Në Austri numërohen rreth 48.000 shqiptarë, kjo shifër jozyrtarisht mendohet të jetë edhe më e madhe, shqiptarë (kryesisht të ikur pas viteve të '90-ta), Në Austri të Epërme prej vitit 1990 deri më sot kanë emigruar më shumë se 13.600 deri 15.580 (trembëdhjetëmijë e gjasheqind) kjo shifër jozyrtarisht mendohet të jetë edhe më e madhe kanë, emigruar shqiptarë bashkë me familjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat