Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Diaspora

Shkatërrohet banda kriminale e drogës në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 10:59
Policia

Shkatërrohet banda kriminale në Itali, ndërsa në pranga përfunduan 5 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Mediat italiane shkruajnë se personat në fjalë akuzohen për ‘rrëmbim personi’ dhe ‘grabitje’. Aksioni policor vijoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. ‘Ansa’ shkruan se hetimi lidhur me këtë grup kriminal kishte nisur gjatë marsit të kaluar, për t’u finalizuar ditën e sotme që solli edhe arrestimin e 5 personave, mes të cilëve italianë dhe shqiptarë.

Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin e tij kriminal në trafikun e drogës dhe rrëmbime personi. Ndërkohë, policia vijon ende hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, deri më tani nuk jepet asnjë e dhënë lidhur me emrat e të arrestuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat