Shqiptarët bëjnë masakër në Spanjë, vrasin biznesmenin dhe i thyejnë krahët fëmijës

Diaspora

Shqiptarët bëjnë masakër në Spanjë, vrasin biznesmenin dhe i thyejnë krahët fëmijës

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 19:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një bandë shqiptarësh dyshohet se fshihet pas krimit makabër të ndodhur në qytezën Boadilla del Monte, në qendër të Spanjës.

Natën mes së hënës dhe të martës, katër persona të maskuar mësynë në një shtëpi luksoze, sipas hetimeve për të grabitur, dhe vranë pronarin, një biznesmen me origjinë kineze 40 vjeç dhe duke plagosur fëmijën e tij, 14-vjeç. Vogëlushit i janë thyer të krahët.

Shtëpia me vlerë rreth 2 milionë euro në rrugën “Clavel 26” ishte me sistem alarmi (por i pa aktivizuar). Keqbërësit arritën të futeshin brenda. Në banesë ndodhej biznesmeni, e shoqja, dy fëmijët dhe punëtorja e pastrimit. Të gjithë me origjinë kineze.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, autorët kishin arritur t’ia mbathnin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat