Si i mashtroi shqiptarja 79 vjeçare shtetin e Austrisë duke i marrë 80 mijë euro

Diaspora

Si i mashtroi shqiptarja 79 vjeçare shtetin e Austrisë duke i marrë 80 mijë euro

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 17:29
ilustrim

Një grua 79 vjeç dhe dy djemtë e saj 41 dhe 52 vjeç, dyshohen se mashtruan shtetin e Austrisë, duke i marrë 80 mijë euro.

Nëna dhe dy djemtë e saj të cilët merrnin asistencë sociale dyshohen nga shteti i Austrisë së kishte marrë pagesën për nënën si person me probleme shëndetësore ndërsa për dy djemtë si persona të pa punë, shkruan Insajderi.

Por ajo çfarë është e jashtëligjshme është se shqiptarët nuk kishin qëndruar asnjëherë në Austri, ata vetëm morrin subvencionet për strehim në banesën e supozuar në Zeltweg.

41 vjeçari dyshuar ka mohuar akuzat. Ai ka thënë se deri në vitin 2014 familja kishte treguar se po grumbullonte para edhe pse nuk ishte ne Austri, raporton heute.at.

Në total shtetit të Austrisë rezulton se ka pësuar humbje nga kjo familja shqiptare prej 80 mijë euro. Tre të dyshuarit janë tani në zyrën e prokurimit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat