Mërgata është shembull për të mirë prej nga vijnë

Diaspora

Mërgata është shembull për të mirë prej nga vijnë

Nga: Islam Fejzullahu Më: 2 shtator 2017 Në ora: 20:43
Dëshmi edhe shtypi suedez për mirënjohjen e ndarë nga puna Rrahmanit

Kombi shqiptar nga trojet etnike me shekuj ka qenë i nënshtruar jo vetëm nga pushtuesit, por edhe nga migrimet, dëbimet, arratisjet e çfarë jo persekutimesh tjera, të cilat kanë bërë që si komb të katandisemi gjithandej botës! Mërgimtarët tanë në Suedi që nga vitet e 80-ta (pas demostratave te81-shit), ekulminante ishin vitet e 90-ta nga represioni serb, u detyruan domosdo të shpërngulen fillimisht në Gjermani, pastaj pas luftës, shumë prej tyre të akomodohen në këtë shtet skandinav –Suedi sikur edhe në shumë shtete të Europës, sepse ishte zgjidhje e imponuar! Shumica e atyre nga të ardhurit e parë thuaja janë të shtyrë në moshë,por fëmijët e tyre tani kanë krijuar familje, marrëdhënie pune dhe janë në vigjilen e jetës Suedi-Vendlindje, shumica çdo verë apo pushime verore.

Një ndër familjet e tilla është edhe familja e Osman Krasniqit nga fshati Zhilivodë, komuna e Vushtrrisë, vendlindja e të pa vdekshmit Aziz Zhilivoda dhe pasardhësit të tij kolonel Ahmet Krasniqi (ish ministri i mbrojtjes së Republikes së Kosovës, i cili u vra pabesisht nga tradhtarët e kombit në mes të Tiranës), e shumë pasardhësve tjerë që lanë gjurmë në historinë e kombit dhe në atë të Kosovës. Osmani, një i afërm i Kolonelit pas situatës së krijuar nga riokupimi i Kosovës nga Serbia, u detyrua që t’i merr familjen dhe t’ia mësyejë mërgimit, sepse ata që nga ish-Jugosllavia gjithherë kanë qenë në shënjestër të serbosllavisë. Ai me familjen zgjodhi Gjermaninë në fillim si një shtet human dhe demokratik, duke menduar që t’i shpëtoi fëmijët dhe ia doli, por pas përfundimit të luftës Osmani me bashkëshorten i kthehen vendlindjes dhe tani ata jetojnë me njërin nga djemet në fshatin Druar (ish Dervari) i komunës së Vushtrrisë.

Njëri nga djemtë e Osmanit, Rrahmani i cili në shikim të parë një djalë i ndrojtur, por në bisedë shumë i hapur dhe komunikativ, me nder dhe respekt për secilin pavarësisht e njeh apo se njeh, pas kthimit nga Gjermania vendos që të migrojë në Suedi. Rrahmani pas kryerjes së shkollës së mesme të medicinës në vendlindje, ai në Suedi vendos që të shkoj të kryejë edhe profesione tjera (së pari të gjitha kategoritë e vozitjes, kursin për ndërtim, pastrim, mirëmbajtje), por për vozitës së bashku me bashkëshorten janë vozitës autobusash, punë të cilën qe sa vite e kryen me ndërgjegje të plotë dhe si dëshmi e ndershmërisë dhe respektit për pasagjerët organizata punuese e shpërblen me mirënjohje për mirësjelljen dhe respektin ndaj pasagjerëve, por edhe ndaj qytetarëve në përgjithësi (dëshmi edhe shtypi Suedez për mirënjohjen e ndarë nga puna).

Rrahmani pas luftës i sjell edhe tre nga vëllezërit e tij në Suedi, të cilet jo vetëm se u integruan në shtetin Suedez, por janë në perspektivë, tani ata kanë themeluar organizatën punuese për higjenë (pastrim) dhe mirëmbajtje, firmë familjare dhe kanë dy banesa për banim të huazuara me qira si pronë e tyre dhe shtëpi banimi, kryesisht të akomoduar mirë familjarisht.

Përveç tre vëllezërve, Rrahmani ka dy djem (Leartin12 dhe Leonin 10 vjeçar, dy talent të rrallë futbolli, të cilët po dëshmojnë cilësi të larta në grupmoshat e tyre Learti me ekipin e tyre kanë zënë vendin e 3të në kuadër të shteteve skandinave. Rrahmani ka edhe një vëlla në Gjermani dhe dy motra të martuara në Kosovë. Në këto pushime verore me rastisi ta takoj personalisht në qytetin e Vushtrrisë pikërisht në qendër të qytetit së bashku me të gjithë familjen, një mbrëmje duke kaluar në shëtitje-korzo, mbrëmje mu afrua dhe mu drejtua me një pyetje rreth një kanali të dëmtuar pikërisht para postës së qytetit, vend ku frekuentohej në çdo kohë më së tepërmi. Ai mu drejtua; Bac, a nuk ka komuna buxhet ta rregulloj këtë kanal nga se jo vetëm që dëmton pamjen, por njerëzit po lëndohen duke kaluar, sepse ato mbulojat e kanalit të kabllove ishin hjekur?I Thash po ta dijmë se nuk kanë buxhet për këto mbuloja, do i paguanim unë dhe ti, dhe aty mu betua se është i gatshem t’i paguajë nëse komuna thotë se nuk kanë mjete që ta rregullojnë këtë pjesë, e cila jo vetëm që prishte imazhin për kalimtarët, por edhe shkaktonte rrezik lëndimesh!

I pyetur nga ne si ndihet në vendlindje; Punoj plot 11 muaj me tërë familjen që të  vijmë fillimisht ta shijojmë pak vendlindjen, pastaj shkojmë në verime bashkarisht me vëllezër e prindër. Rrahmani një djalosh 36 vjeçar shumë i pjekur dhe i kujdesshem në bisedë i matur flet pak për veten dhe familjen sa është i brengosur për popullin dhe shtetin e Kosovës, ai disa herë ka bërë kalkulime të mundshme si t’i dilet në ndihmë Kosovës, por fatkeqësisht me këto qeveri të korruptuara s’din njeri edhe si t’iu ndihmohet me ndonjë biznes, po presim ditë më të mira. Dhashtë Zoti që të marrin pushtetin ata të cilët i meriton vendi , që ta çojnë përpara dhe mendoj se investimet nuk do të mungojnë.

Unë, pohon ai, jam gjithëherë i gatshëm që të ndihmoj, por duhet të kemi garancë, unë edhe ashtu mundohem të kontribuoj me reklamat që i bëj vendit tim, Kosovës, dhe bregdetit shqiptar me të gjitha mundësitë  tona përmes shtypit dhe televizioneve Suedeze me çka kemi arrit që ta thyejmë edhe një tabu rreth qëndrimit të popullit Suedez për popullin shqiptar. Dëshmi çfarë reklame i bëj vendit tim janë shtypi dhe reklamat e ndryshme televizive për dhe rreth Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat