Itali, kapen 2 ton e gjysmë marihuanë dhe 2 shqiptarë

Diaspora

Itali, kapen 2 ton e gjysmë marihuanë dhe 2 shqiptarë

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 08:28
Guardia di Finanza

Policia italiane dhe Guardia Di Finanza kanë kapur 2 ton e gjysëm marihuanë dhe kanë arrestuar tre persona, ndër të cilët dy shqiptarë, që po e transportonin atë. Droga u zbulua gjatë kontrollit të një jahti nga Policia e Foggia dhe Manfredonias. 

Mediat italiane njoftuan se agjentët e Guardia di Finanza e kanë ndaluar jahtin në brigjet e Gargano-s dhe kanë sekuestruar në të një ngarkesë marihuane. Ky operacion është kryer nga Guardia di Finanza në koordinim me rojen bregdetare të Taranto-s. Të tre personat që u gjetën në bord janë arrestuar."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat