Shqiptari vritet në Belgjikë, miqtë kërkojnë ndihmë

Diaspora

Shqiptari vritet në Belgjikë, miqtë kërkojnë ndihmë

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 21:10
Kreshnik Gjini

Ekzekutimi i Kreshnik Gjinit në Belgjikë një ditë më parë, ka shokuar miqtë e tij, të cilët tregojnë se 31-vjeçari është rritur jetim.

Miqtë e tij kanë kërkuar ndihmë që trupi i tij të mund të sillet në Shqipëri, dhe të varroset pranë varrit të babit të tij.

“Një fatkeqesi shumë e madhe ndodhi në Belgjike, u vra një djalë i ri në ma t’mirën ditë i cili fatkeqësisht është rritur edhe jetim.

Një dhimje shumë e madhe për nanën e vet se djali u vra e fatkeqësisht, mundësia për me pru kufomën në Atdhe nuk asht e mirë.
Me shumë dhimje dhe lot ju lutemi të gjithë shqiptarëve të japin sado pak ndihmë financiare me aq sa mundësi sa kanë teë ndihmojmë këtë nanë të shkretë e këtë djalë të ri të shkojë të prehet në paqe pranë babit vet i cili dhe ai ka ik i ri nga kjo botë.

Ju bëjmë lutje përsëri krejt shqiptarëve që e njohin e që nuk e njohin Kreshnik Gjinin vëjeni dorën në zemër e ndihmojeni nanën e vet”,-shprehen ata në rrjetet sociale. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat