Emision në Radio-Dei kushtuar Nënë Terezës, shqiptarëve dhe Shqipërisë

Diaspora

Emision në Radio-Dei kushtuar Nënë Terezës, shqiptarëve dhe Shqipërisë

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 22:40
Liliana Verdha

Në përkujtim të një-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Konsullja e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë në Finlandë, Dr. Liliana Verdha, dha sonte (8.9.2017 ora 19:30) një intervistë finlandisht në Radio-DEI.

Emisioni radiofonik prej një gjysmë ore u drejtua nga Ipeshkvi luteran Veli-Matti Hynninen. Gjatë emisionit u fol kryesisht për Nënë Terezën, për marrëdhëniet dhe bashkëjetesën ndërfetare të shqiptarëve, si dhe për mundësitë e udhëtimeve turistike të besimtarëve finlandezë në Shqipëri.

Në fund, pas falenderimit për ftimin në këtë emison të veçantë kushtuar Nënë Terezës dhe Shqipërisë, Lili Verdha uroi Finlandën dhe gjithë finlandezët me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Image
Veli-Matti Hynninen
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat