Austri: Shqiptari sulmon me thikë çiftin

Diaspora

Austri: Shqiptari sulmon me thikë çiftin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 shtator 2017 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Nga një përleshje të premten pasdite, një 59 vjeçar nga Kosova ka tentuar të therrë me thikë një 37 vjeçar dhe bashkëshorten e tij 40 vjeçare. Ajo mbeti lehtë e plagosur, kumtoi policia e Salzburgut, ndërsa 59 vjeçari u arrestua pas sulmit.

Pse ka ardhur deri te përleshja nuk bëhet e qartë. Banori i Kosovës pretendon se edhe ai ka qenë fillimisht i sulmuar me thikë.

Thika është sekuestruar, ndërsa ndaj 59 vjeçarit është ngritur procedurë penale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat