Reagim i Degës së LDK-së në Beneluks

Diaspora

Reagim i Degës së LDK-së në Beneluks

Nga: Bota sot Më: 11 shtator 2017 Në ora: 07:53
LDK

Dega e LDK-së në Beneluks, është unike në mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht, të Grupit të saj parlamentar, në qëndrimet që kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë ndaj koalicionit PAN.

"Kundërshtimi ndaj PAN-it, vota e LDK-së kundër zgjedhjes të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe kabinetit të tij numerikë, është veprim i drejtë. Sepse, do të ishte absurditet e marrëzi votimi i tyre pro, kur dihet se ata janë nën hetime, për krimin e organizuar, haraç dhe korrupsion galopant. Veç kësaj, pikërisht, këta të dy, me shokë, rrëzuan qeverinë e kryesuar nga LDK-ja, e cila ka qenë më e mira nga të gjitha qeveveritë amatore e profane paraprake", thuhet në deklaratën e degës së LDK-së në Beneluks.

Ajo ka theksuar se "përfolja se ndonjë apo disa anëtarë kryesie, nga Dega e LDK-së në Beneluks, kanë dhënë dorëheqje nga kjo kryesi, për arsye se LDK-ja në Kuvend, votoi kundër qeverisë Haradinaj, nuk qëndon".

"Të paktën, kryesia nuk ka marrë asnjë kërkesë me shkrim për dorëheqje. Lëshojmë këtë deklaratë, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, për gjendjen aktuale në Degën e LDK-së në Beneluks. Në emër të Degës së LDK-së në Beneluks, kryetari Bahtir Kastrati", thekson komunikata./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat