Dënohet një tjetër shqiptar në Britani

Diaspora

Dënohet një tjetër shqiptar në Britani

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 09:37
Gjykata

Një tjetër trafikant shqiptar droge është dënuar me burg nga një gjykatë britanike, pasi u kap nga policia me një sasi kokaine në makinën e tij. 27 – vjeçari Jetmir Kapica u ndalua nga autoritetet në Shelton, ndërkohë që shpërndante drogë nëpër qytetet.

Gjykata e Stoke-on-Trent u njoh me faktin se oficerët e policisë kishin zbuluar disa qese me drogë të Klasit A, brenda makinës që kishte marrë me qira.

Prokurori Paul Spratt tha se Kapica u ndalua mbrëmjen e 22 Korrikut, ndërkohë që lëvizte me një Audi në Barry Road, në Shelton.

“Ai i tregoi oficerëve një datëlindje të rreme dhe një emër që ishte pjesërisht korrekt. Oficerët bënë kontroll në automjetin e tij dhe gjetën disa qese të vogla që mbanin pluhur të bardhë, që më vonë rezultoi se ishte kokainë. Ato ishin ndarë në 17 qese të vogla, plus një të madhe”.

Vlera totale e drogës ishte 1,050 paund, ndërsa policia i gjeti të riut shqiptar edhe 576 paund ‘kesh’, si dhe një telefon celular.

Në telefon ai kishte numra të kutive postare dhe shumë telefonata.

Image
Jetmir Kapica

Sipas prokurorit, 27 – vjeçari e shpërndante drogën nëpër pika të ndryshme duke përdorur numrat postarë nëpër Stoke-on-Trent. Ai bënte rreth 10 – 12 shitje në ditë.

Kapica nuk kishte një adresë fikse. Ai u arrestuar nga policia e Staffordshire dhe u shpall fajtor për posedim të drogës së klasit A me qëllim shpërndarjen.

Avokati i tij mbrojtës para gjykatës tha se shqiptari kishte emigruar fillimisht në Londër, ku kishte hasur vështirësi për të gjetur punë.

“Iu dha mundësia për të fituar para në Stoke-on-Trent dhe erdhi në këtë zonë. Ai e pranon se e dinte që po bënte diçka të paligjshme, por nuk i kishte kuptuar pasojat që mund të kishte për të. Ai kishte vetëm 4 ditë që kishte mbërritur në Stoke-on-Trent përpara se të arrestohej”, tha mbrojtja.

Në fund, gjykata britanike e dënoi shqiptarin me 2 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat