Vjenë: Arrestohet i dyshuari shqiptar që theri për vdekje serbin

Diaspora

Vjenë: Arrestohet i dyshuari shqiptar që theri për vdekje serbin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 shtator 2017 Në ora: 14:20
Ottakringer Strasse

Pas një sherri kur një shqiptar vrau me thikë një shtetas serb (37) si dhe ka plagosur një tjetër (28), në mes të gushtit në Vjenë, të mërkurën është arrestuar agresori i dyshuar në aeroportin Wien-Schwechat. Ai kishte tentuar të fluturojë nga Vjena në Prishtinë, ndërsa është arrestuar nga policët e aeroportit rreth orës 14.30, tha zëdhënësi i policisë së Vjenës, Harld Sörös. Shqiptari ishte i njohur për policinë austriake, shkruan "ORF".

37-vjeçari serb është qëlluar me thikë për vdekje në afërsi të zemrës nga shqiptari pas një konflikti për një femër, ndërsa 28 vjeçari u plagos rëndë. "Në këtë kohë, ende sheh një femër kaq të bukur”, citohet të ketë thënë serbi në drejtim të shqiptarit dhe të dashurës së tij, duke iu referuar kësaj të fundit, para se të sulmohej për vdekje. Sipas shtypit të huaj, e dashura e shqiptarit ka qenë serbe./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat