Ekipi shqiptar në Austri që bën futboll fantastik

Diaspora

Ekipi shqiptar në Austri që bën futboll fantastik

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 19:35
Ekipi shqiptar në Austri

Unioni Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë ka krijuar një skuadër që po luan rol në futbollin austriak. 

Unioni Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë ka krijuar një skuadër me iniciativën e të rinjëve shqiptar. Rol të madh ka patur edhe trajneri Rifat Krasniqi që po shquhet në Austri për punën e tij.

UHSH garon në ligën e parë të futbollit të vogël. Madje historia e suksesit filloi që nga liga e dytë ku skuadra shqiptare u shpall kampione.

Më pas në edicionin debutues në ligën e parë Unioni Shqiptar në Graz arriti të shpallet kampion duke befasuar të gjitha me performancat e tyre.

Image

Skuadra është tejet e organizuar dhe mbijeton falë ndihmave që japin bizneset shqiptare në Austri.

Në të janë të inkuadruar shqiptarë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Kjo skuadër ka bërë që edhe numri i tifozëve shqiptarë të jetë i madh në ndeshjet e tyre.

Këtë të diel UHSH do të startoi në sezonin e ri në ndeshjen ndaj Sz Sandzak që fillon në orën 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat