Austri: Shqiptari udhëtonte pa e ditur me automjet të grabitur

Diaspora

Austri: Shqiptari udhëtonte pa e ditur me automjet të grabitur

Nga: Fitim Dika Më: 16 shtator 2017 Në ora: 11:57
Policia austriake

Një shtetas shqiptar gjatë një kontrolli policor është paraqitur me një automjet të vjedhur në Itali, shkruan regionnews.at. Ngjarja ka ndodhur në Burgenland (magjistralja A6) dhe kontrolli fillimisht ishte për dyshime trafikimi.

21 vjeçari me adresë banimi në Sllovaki theksoi se veturën e kishte ndërruar me të veten dhe se nuk e kishte ditur se ajo ishte paraqitur e humbur prej 2010. Automjeti tani është sekuestruar nga Prokuroria./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat