Bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet me shqiptarë të perçarë

Diaspora

Bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet me shqiptarë të perçarë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 06:05
Sadik Elshani
  • Vetëm me famën e të vdekurve, sado të lavdishëm qofshin ata, dhe pa punën e të gjallëve, një komb nuk mund të jetojë gjatë.
  • Idealistët, atdhetarët për komb e atdhe e sakrifikojnë jetën, e shkrijnë tërë pasurinë , ndërsa opurtinistët, egoistët pasurohen në kurriz të popullit.
  • Bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet me shqiptarë të perçarë.
  • Urrejtja nuk luftohet me urrejtje, por me vlera.
  • Për komb e atdhe mos u bashko rreth askujt, bashkohu vetëm rreth flamurit Kuq e Zi, aty janë të gdhendura idealet e kombit tonë.
  • Errësira mbaron me lindjen e diellit, robëria me lindjen e lirisë.
  • Lisi i madh, lisi i fortë i ka rrënjët thelle në tokë – udhëheqësi i madh, udhëheqësi i urtë i ka rrënjët në popull dhe e gëzon mbështetjen e tij.
  • Të zezat më të mëdha i kanë ndodhur popullit, pikërisht kur janë bërë në emër të tij.
  • Nderoji të tjerët që të jesh i nderuar.
  • Tradhtari është si limoni i shtrydhur – kur nuk kanë çka te shtrydhin më, e hedhin në plehëra.
  • Pa e dashur tëndin/tënden, nuk mund ta duash tjetrin/tjetrën. Prandaj, tradhtarin askush nuk e do, por vetëm e shfrytëzojnë.
  • Të jesh i papunë është keq, të merresh me punë të liga është edhe shumë më keq.
  • Çdo gjë që teprohet të bën dëm.
  • Hekuri farkohet në zjarr, karakteri i njeriut në situata të vështira, në dallgët e stuhishme të jetës.
  • Stinët e ndryshojnë kohën, mosha dhe përvoja jetësore e ndryshojnë njeriun – përveç atyre që plaken me një palë mend.
  • Koha ecën, nuk ndalet kurrë. Atë mund ta kapësh vetëm duke e jetuar të tanishmen.
  • Çdo gjë në kohën e vet – nganjëherë pemët çelin edhe në dimër, por nuk japin fruta.
  • Në rini ëndrrojmë, në pleqëri kujtojmë. Në ndërkohë duhet të punojmë që t’i përmbushim ëndrrat tona, kështu që në pleqeri kujtimet tona të jenë sa më të këndshme.
  • Nëse ëndrrat, synimet  tona mbesin vetëm ëndrra, atëherë gjatë tërë jetës nuk kemi bërë asgjë, por vetëm kemi fjetur.
  • Kurrë nuk është mirë që të vuash, por më mirë vuaj në rini sesa në pleqëri.

 

Sadik Elshani është doktor i shkencave të kimisë dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

Filadelfia, shtator, 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat