Edukimi është lëvizje nga errësira në dritë

Diaspora

Edukimi është lëvizje nga errësira në dritë

Nga: Ramiz Dërmaku Më: 21 shtator 2017 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Kështui na tha Prof, e Gjuhës Shqipe, apo mësuesja e shkollës plotësuese shqipe Zejnie Asllani . Edukimi është lëvizje nga errësira në dritë. " - Allan Bloom; " Vetëm të edukuarit janë të lirë " - Epikteti ...

Arsimi është një nga hallkat më të rëndësishme e çdo shoqërie. Përmes arsimimit kombët por edhe shoqëritë u transmetojnë pjesëtarëve te tyre dijen, kulturën, historinë,trashëgimin kulturore, vlerat përmes të cilave ecë përpara shoqëria dhe proceset demokratike. Edukimi është lëvizje nga errësira në dritë. " - Allan Bloom; " Vetëm të edukuarit janë të lirë " - Epikteti ...Gjatë të kaluarës sonë sistemit të kaluar por edhe sot. Arsimimi i shoqërisë është faktor kyq të cilin duhet respektuar, thotë Prof, e Gjuhës Shqipe (momentalishtë mësuese ) Zejnie Asllani.

Ndryshimet e bëra në sistemin shoqëror demokratik deri më tani janë arritur rezultate inkurajuese. Rezultatet do të ishin edhe më të mëdha sikur të studjehen më tepër metodat demokratike. Hulumtimet e bëra deri tani në arsim kanë dhënë rezultate por ato akoma duhet përpunuar studjuar ekspertët e kësaj lëmie. Arsimi në Republikën e Kosovës po zhvillohet ngadal akoma edhe sot.Disa njerëz po bëjnë orvatje titanike për ti penguar metodat demokratike dhe po bëjnë orvatje që edhe në arsim ta fusin politikën dhe shumë dukuri tjera negative të cilat ju kanë rrokur proceseve demokratike si egjëra grurit. Dukuri tejet e dëmshme po bëhen edhe me rastin e zgjedhjes së drejtuesëve të shkollave.

-Pjesëmarrëja e prindërve në shkollë është e vogël.

-Nuk funksionon trekëndshi arsimtar, prindë, nxënës.

-Vlerësimi i perfomancës

Orvatjet e ekspertëve të kësaj lëmie viteve të fundit kanë dhënë rezultate pozitive. Kërkohet që edhe organet kompetente të angazhohen ne mënyrë që të korrim rezultate. Problemet që po e përcjellin arsimin në Kosovë po e përcjellin edhe shkollën plotësuese shqipe edhe në diasporë. Reformat e bëra viteve të fundit në arsim po japin edhe rezultate, thotë Prof, i Gjuhës shqipe ( momentalishte ushtron detyren e mesuesit. Zeqir Asllani. Problemet në arsim janë probleme të mëdha dhe ato nuk mund të zgjidhen shpejtë.Kërkohet që ministri i arsimit MASHT-së të punojnë ne këtë drejtim.

Përsa i përket reformës së kurrikulës ja çka na thotë pishtari i arsimit në diasporë mësuesi Leke Preçi, Mendoj se janë bërë përparime të dukshme që e sjellin arsimin shqiptar pranë standardeve të vendeve të tjera. Edhe pse duket sikur në shkollë nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim i madh, Kurrikula e re dhe reformimi tërësor i sistemit parauniversitar ka bërë një revolucion në fushën e arsimit tek ne. Ky reformim nuk duhet parë i ndarë, d.m.th, i copëzuar dhe i rastësishëm, pasi nëse e shohim kështu nuk do të arrijmë të perceptojmë gjithë ndryshimin që është kryer. Duke filluar me sistemin 9-vjeçar, gjimnazin e ri, Maturëm Shtetërore, etj.

Reformat e kryera shpeshherë edhe me shpejtesi e kanë gjetur të papërgatitur mësuesin për të përballuar gjithë këto ndryshime. Nëse synimi dhe arritja kryesore e kurrikulës së re dhe reformës ka qenë ndryshimi i konceptimit në arsim, pra vënia në qendër e nxënësit, kjo jo nga të gjithë mësuesit është kuptuar, ose është kuptuar në mënyrë sipërfaqësore. Ndersa mësuesi Sylejman Aliçkaj t hotë; Të vendosësh nxënësin në qendër të mësimit nuk do të thotë të mjaftohesh duke përdorur disa teknika mësimdhënieje që në literaturën pedagogjike njihen si “teknika të të mësuarit me në qendër nxënësi”, por duhet të ndryshohet mendësia e mësimdhënies, duhet ndryshuar këndvështrimi.

Mësimi dhe shkolla duhet t’i shërbejë nxënësit dhe nëse kjo nuk arrihet misioni mund të quhet i parealizuar, për të mos thënë i dështuar. Ende sot, ka mësues që e shohin nxënësin si objekt dhe jo si subjekt. Harrojnë se tek çdo individ ka një veçori të cilën sistemi arsimor dhe veçanërisht mësuesi duhet ta vërë në dukje. Tek nxënësit shohin problemin dhe jo zgjidhjen; nxënësit i vënë në dukje dobësitë, por jo arritjet.Unë mendoj thotë profesori i Gjuhës shqipe ( i cili vite te tëra ushtron detyrën e mësuesit në shkollën shqipe në diasporë, Zeqir Asllani. Ky këndëvështrim, edhe pse nuk është keqdashës bëhet shkak për krijimin e situatave të pakëndshme në mësim.

Këtu fillon konflikti i vërtetë mësues-nxënës. Dhe gjithçka fokusohet tek nota. Vlerësimi bëhet kështu nga një mjet nxitës, pasqyrues i rezultateve, një mjet presioni psikologjik dhe burim konflikti. Shkolla nga një vend miqësor kthehet në makthin e shumë nxënësve dhe të rinjve, të cilët, në vend që të marrin në të edukimin se si duhet të formojnë sjelljen e tyre në jetë, në shoqëri dhe më gjerë, marrin mësimet e para se si t’ia hedhin sa më lehtë.

Ndikimi i shoqërisë dhe presioni i madh që bën shoqëria jonë për të nxitur arritjen e rezultateve ka bërë efektin e kundërt, duke mos rritur dëshirën dhe interesin për të mësuar, por për të pasur një diplomë. Këto janë disa opinione të pishtarit të arsimit në diasporë . Prandaj kërkohet nga Minist ria e Diasporës dhe MASHT-ti që ti mobilizojnë të gjitha forcat e tyre për zyrtarizimin e shkollës plotësuese shqipe ne të gjitha ato shtete ku funksionon, e të hapen edhe të reja pra aty ku jetojnë shqiptarët. Eshtë koha e fundit për ju të zgjoheni nga gjumi i rëndë që ju ka kapluar. Edukimi është një lëvizje nga errësira në dritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat