Kur Ministria e mbrojtjës u ndihmua me vepra e jo fjalë!!!

Diaspora

Kur Ministria e mbrojtjës u ndihmua me vepra e jo fjalë!!!

Nga: Haki Latifi Më: 21 shtator 2017 Në ora: 09:58
Heroi i Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi

Në kujtim të 19 vjetorit të vrasjës tinzare të Ministrit të Mbrojtjës së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi.

Heroi i Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi do të mbetet gjithmonë njëri prej personaliteteve më të çmuara shqiptare si në përpjekje për çlirimin e Kosovës ashtu edhe kudo ku ai jetoi e veproi.

Sot, fizikisht nuk është në mesin tonë, por për ne ai është i gjallë në shërbim të veprës së tij madhore, për kontributin që dha për lirinë e popullit tonë që ne e gëzojmë sot.

Fatkeqësishtë pasojat e këtyre vrasjeve do të vazhdojn deri atëherë kur Kosova dhe Shqipëria të bëhën shtete ligjore. Vetëm atëherë kur organet e drejtësisë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë ta fitojnë betejën kundër kriminelëve me damkë, (që sot po ju shkon fjala) të cilët nuk lejuan bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës.

Image

Drejtësia duhet ta thotë fjalën e fundit për vrasjet që ishin me motive politike. Duhet shpresuar se së shpejti do të  vijë dita kur drejtësia e Kosovës do të aftësohet, ndërgjegjësohet dhe të trimërohet për të bërë hetime të tërsishme dhe serioze për t'i ulur në  bankën e zezë kriminelët që i bënë këto krime të rënda.

Andaj, është koha dhe momenti i fundit që të denoncohen të gjithë përdhunuesit dhe përfituesit e luftës në Kosovë.

Në kuadër të organizimit të Degës së LDK-së në Zvicër sikur shumë nëndegë edhe Nëndega e LDK-së në Burgdorf ishin shtyllat kryesore të financimit të Republikës së Kosovës në kohë pushtimi, dhe lufte, duke ndihmuar dhe financuar luftën e armatosur kundër okupatorit serb.

Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit që vuri themelet e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Lavdi e përjetshme ministrit Ahmet Krasniqi!

E vranë… por Ai rron në zemrat e shqiptarëve, faqebardhë!

*Kjo Mirënjohje është ndarë për Nëndegën e LDK-së në Burgdorf/BE, më 02 shtator 1998 nga Ministri i FARK-ut Kolonel Ahmet Krasniqi 18 ditë para se të bëhej atentati nga kriminelët e pa besë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat