Bashkatdhetarët në Zvicër nderojnë veprimtarin Ilir Mustafa

Diaspora

Bashkatdhetarët në Zvicër nderojnë veprimtarin Ilir Mustafa

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 16:02
Lutfi Haziri dhe Ilir Mustafa

Bashkatdhetarët tanë në Zvicër në krye me ish-ambasadorin, Naim Mala, organizojnë sot një akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa, i cili ka ndërruar jetë më 4 prill 2017.

Në këtë akademi do të ketë fjalë rasti kryetari i Gjilanit dhe i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri, kryetari i shoqatës “Kosovo-Ensemble”, Yean-Yves Carlen, dhe përfaqësuesit e Komunës Lutterbach në Francë, Martin Vogl dhe Pascal Imber. 

Veprimtari Ilir Mustafa tërë jetën e tij ia kushtoi avancimit të të drejtave të shqiptarëve, duke filluar nga organizimi i referendumit për pavarësinë e Kosovës, për të vazhduar në mërgim me kontributin e tij të jashtëzakonshëm përmes shoqatës “Kosovo-Ensemble”. 

Akademia mbahet në ora 18:00, në Gjenevë, përkatësisht në Esoles des Boudines, Rue des Boudines 10, 1917 Meyrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat