Cila do te ishte porosia ime për gazetarët që sot veprojnë në komunitet?

Diaspora

Cila do te ishte porosia ime për gazetarët që sot veprojnë në komunitet?

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 23 shtator 2017 Në ora: 18:07
Ilustrim

Meqenëse, e fillova një intervistën timen me gazetarinë shqiptare, po përpiqem të jap edhe porosinë time si gazetar, 27 vjeçar në komunitetin shqiptar në SHBA. 
"Ne gazetarët nuk duhet të shikojmë jo vetëm nëse na paguajnë, sa na paguajnë dhe kush na paguan. Por, duhet të shikojmë realitetin dhe ngjarjen ashtu siç është, pavarësisht se dikujt i pëlqen apo jo, se dikush preket, apo nuk preket. Mendoj se këtu nuk ka asnjë pengesë të pakalueshme.

 Gazetari nuk duhet të varet nga interesi i partisë në pushtet dhe ky është parimi i parë. Përndryshe ai do të bëhet rob i autocensurës. Ai duhet të ndjekë parimin e lirisë së fjalës dhe të shprehjes, që janë thelbësore për gazetarinë në mbarë botën. 

Nuk ka gazetari dhe gazetar të lirë në demokraci nëse lajmin e bën nga njëra anë, duke shikuar nga qeveria dhe nga ana tjetër duke parë nga “paraja”. Liria, është kuptimi i demokracisë, dhe kjo është demokracia: Amendamenti i parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara ndalon me ligj censurën, mbron me ligj lirinë e fjalës, të shtypit, të fesë e të tjera dhe është parimi nga mund të mësohet në rast se dëshiron të jesh gazetar i mirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat