Mbillte drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Britani

Diaspora

Mbillte drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Britani

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 00:19
Ilustrim

Një emigrant shqiptar i cili jetonte në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe u arrestua nga policia pasi u mësua se do të kultivonte 555 bimë lëndë narkotike në dhomën e tij. Në rast se shqiptari do të mund që ta nxirrte në treg atë që mbillte, atëherë mund të fitonte deri në 300 mijë stërlina.

Mediet britanike kanë bërë me dije se në pranga ka rënë Ramiz Nergjoni, i cili ka thënë në gjykatë se ka shkuar deri në shtetin e Britanisë pasi qëndronte pas një kamioni. 53-vjeçari, baba i tre fëmijëve nuk ka pranuar që të flasë përpara autoriteteve për detaje. Në çdo pyetje që i bëhej, Nergjoni ka thënë: “Nuk kam koment për asgjë”. Ai u shpall fajtor për kultivim lëndësh narkotike dhe vjedhje energjie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat