Itali/ Sherr në burg, shqiptarët rrahin bashkëkombësin e tyre, policët ndalojnë tragjedinë

Diaspora

Itali/ Sherr në burg, shqiptarët rrahin bashkëkombësin e tyre, policët ndalojnë tragjedinë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 13:44
Policia italiane

E diela e gjakut është quajtur në mediat italiane dita e djeshme, kjo pasi në burgun e Porto Azzurro, rreth një i burgosur shqiptar është sulmuar nga një grup të burgosurish, edhe ata me kombësi shqiptare.

Më anë të një sulmi të papritur, ata kanë sulmuar me thika dhe mjetet ët tjera të mprehta duke e goditur ne qafë, ku i shkaktuan plagë të rënda.

Gjithashtu nga konflikti u plagosën edhe disa policë të cilët ndërhyn për të shuar sherrin, ata të kanë identifikuar duke shpëtuar jetën e të burgosurit shqiptar që u sulmua.

Zyrtarët italian të burgjeve kanë thënë se kjo ngjarje është një nga të shumtat që ndodhin ën burgjet e Italisë, dhe kryesisht autorët e sherreve janë emigrantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat