Greqi, qentë e shqiptares shqyejnë kalimtarin 56 vjeçar

Diaspora

Greqi, qentë e shqiptares shqyejnë kalimtarin 56 vjeçar

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 20:10
Ilustrim

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur, kësaj herë në qytetin e Patras në Greqi, ku një 56 vjeçar, shtetas grek, është sulmuar nga tre qen në pronësi të një shqiptareje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Gruas 40 vjeçare ka shqipëria i kishin dalë qentë nga kontrolli. 

Në gjëndje të nervozuar, qentë i janë sulur një kalimtari të rastit, 56 vjeçarit grek duke e bërë copash në të dyja krahët dhe në pjesët e trupit. Fatmirësisht 56 vjeçari nuk ka vdekur, por është shtruar me urgjencë në spital. Ndërkohë policia ka arrestuar menjëherë 40 vjeçaren nga Shqipëria.

Pak ditë më parë dy qen pitbullë në Itali, në pronësi të një familje shqiptarë, shqyen për vdekje një foshnje vetëm 1 vjeçe. E mitura shqiptare po luante në oborrin e gjyshit, kur qentë e të atit iu sulën duke e lënë të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat