Zbulohet vjedhja e “përkryer” e shqiptarit në Itali

Diaspora

Zbulohet vjedhja e “përkryer” e shqiptarit në Itali

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 22:47
Ilustrim

Ai kishte vjedhur një motor, e kishte shkatërruar në mënyrë të përkryer, duke i mbështjellë pjesët me letër celofoni dhe po i ngarkonte ato për t’i sjellë me autobus në vendin e tij të origjinës.

Protagonisti i vjedhjes është një 25 vjeçar shqiptar i quajtur Diamantino Rapo, i cili u arrestua nga policia italiane në Ragusa.

Agjentët e policisë dyshuan mbi anomalitë e bagazheve, duke zbuluar edhe një biçikletë të vjedhur, numri i të cilës ishte fshirë.

Shqiptari u përpoq të arratisej, por policia e arrestoi atë për grabitje dhe e dërgoi në burg./Ora News.tv/

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat