Shqiptarja Adriana Gërxhalija - "shoqëruese e parë" e Miss Finland

Diaspora

Shqiptarja Adriana Gërxhalija - "shoqëruese e parë" e Miss Finland

Nga: Lili Verdha Më: 2 tetor 2017 Në ora: 00:00
"Miss Finland 2017" u zgjodh Michaela Söderholm

Sivjet Finlanda feston 100-vjetorin e Pavarësisë me veprimtari të shumëllojshme të shtrira gjatë gjithë vitit. Në këtë vit jubilar të Pavarësisë edhe konkurimi për Miss Finlandën është përshkuar nga nxjerrja në pah e vlerave kombëtare dhe rolit të gruas në shoqërinë finlandeze. Kjo qe dhe tema e Fjalës Përshëndetëse të seicilës prej 10 konkurueseve në Mbrëmjen Finale.

Në Garën Finale për titullin MISS SUOMI 2017 (MISS FINLAND 2017), zhvilluar sonte në Helsinki, vendin e parë e zuri 25 vjeçarja nga Helsinki, Michaela Söderholm.

Në vend të dytë, ose me titull zyrtar "Shoqëruesja e Parë" (1.perintöprinsessa), u zgjodh SHQIPTARJA ADRIANA GËRXHALIJA, studente 21-vjeçare nga qyteti Turku, ish-kryeqyteti i lashtë i Finlandës.

Në vend të tretë, pra "Shoqëruese e dytë", doli 22-vjeçarja Pihla Koivuniemi, studente në Universitetin e Turkut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat