I bashkoi folklori shqiptar

Diaspora

I bashkoi folklori shqiptar

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 3 tetor 2017 Në ora: 16:05
Foto nga aktiviteti në Suedi

Vikendin e kaluar shqiptarët në Suedi, kishin festë në qytetin universitar të Vekshjös. Aty për të njëmbëdhjetën herë me radhë, në organizimin e Unionit të Shoqatave Shqiptare, në Suedi u zhvillua Festivali i Folklorit Shqiptar. Kultivuesit e folklorit shiqptar në këtë shtet skandinav u takuan për të treguar vlerat folklorike dhe angazhimin që po bëjnë për ruatjen e tij në mesin e bashkëkombasëve.  Nikoqire  e këtij manifestimi ishte Shoqata e këtushme ”Liria”.

Festivali u hap me intonimin e Hymnit Kombëtar e pastaj atë e shpalli të hapur kryetari i kryesisë së Unionit, Sadulla Zendeli – Daja, i cili i falenderoi për pjesëmarrje kultivuesit e folklorit shqiptar në këtë shtet skandinav dhe u uroi atyre suksese.

Në programin zyrtar të Festivalit u paraqiten grupe amatore, ansamble folklorike dhe rapsodë që veprojnë nëpër shoqatat shqiptare që veprojnë në shumë mjedise të Suedisë. Ata prezantuan vlerat e folklorit shqiptar përmes këngëve folklorike, valleve instrumentale si dhe me vallëzimin e valleve që kultivohen në trojet shqiptare.

Pikat konkurruese i vlerësoi juria e festivalit në përbërje, Ahmet Bella, magjistër i muzikës, kryetar Marsela Basha, përfaqësuese e shoqatës ”Dardania” nga Vekshjo, Ismail Binakaj, përfaqësues i shoqatës ”Iliria” nga Norrshopingu dhe Ismail Binakaj përfaqësues nga shoqata nikoqire ”Liria” e Vekshos, anëtarë.

Sipas vlerësimeve të Jurisë, Vendin e Parë e ndanë amatorët nga shoqatat ”Dradnaia” nga Borosi dhe ”Liria” nga Vekshjo. Grupi i valleve i shoqatës nga Borosi u nderua  për vallëzimin e ”Vallës së Drenicës”, kurse vallëtarët nga Vekshjo për vallëzimin një mozaik vallesh m emotive nga Kosova. Vendi i dytë iu dha vallëtarëve të shoqatës ”Iliria” nga Norshopingu. Ata kishin konkurruar me ”Vallen e Tiranës”.  Ndërsa Shpërblimi special i Fetsivalit iu dha rapsodit Dervish Kuqi për inbterpeteimin e shkëlqyeshëm të këngës ”Po këndoj në festival”.

”Festivali në përgjithësi ishte i sukseshëm. Garuesit ishin bukur të përgaditur nga koerografët si dhe koloriti i veshjeve ishte i begatshëm dhe përfaqesoi shumë pjesë të atfheut tonë, theksoi kryetari i Jurisë, Ahmet Bella.

Organizatori i festivalit për të gjithë pjesëmarrësit në program ndau mirënjohje publike.

Pas pjesës zyrtare në ambientet e Kvarnhagkallen, ku u zhvillua ky aktivitet, u mbajt edhe një mbrëmje e përbashkët shoqërore, ku argëtoi solisti Shaip Alia.

Manifestimi si ky që u zhvillua në Vekshje i bashkoi amatorët, të cilët edhepse në mërgim, kultuivojnë folklorin shqiptar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat