Arrestohet trafikantja shqiptare në Greqi, sekuestrohet hashash dhe kokainë

Diaspora

Arrestohet trafikantja shqiptare në Greqi, sekuestrohet hashash dhe kokainë

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Një sasi prej 52 kg marijuane është sekuestruar në kryeqytetin grek, në një aksion të policisë së Athinës dhe asaj të Selanikut, ku një grua shqiptare është prangosur.

Përveç saj, janë vënë në pranga edhe dy gra greke si dhe një burrë, gjithashtu i shtetësisë greke.

Droga u gjet në një makinë, e ndarë në 48 pako, me peshë totale 51 kg e 802 gr. Drogën, po tentonte ta shiste 53-vjetari grek me 34-vjeçare, ne bashkëpunim me shqiptaren 32 vjece.

Veç kanabisit, janë sekuestruar mes të tjerash në një banesë edhe 6 qese me 261 gram kokainë, 1 peshore, 6 celulare, 360 euro, që dyshohet se i përkisnin bandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat