Malajzi, arrestohet për terrorizëm pedagogu shqiptar

Diaspora

Malajzi, arrestohet për terrorizëm pedagogu shqiptar

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 18:37
Ilustrim

Policia malajziane ka arrestuar 8 persona nën akuzën për terrorizëm, të cilët besohet se kanë lidhje të forta me ISIS dhe me të tjera organizata që janë të përfshira në aktivitete kriminale. Personat janë arrestuar më datë 7 tetor dhe se dyshohet se përveç se kanë lidhje me ISIS, kanë edhe lidhje me organizatën tjetër terroriste e quajtur Abu Sayyaf. Arrestimet janë kryer në shtetet malajziane të Sabah, Selangor dhe në Perak, midis 27 dhe 6 tetorit. Në mes të të arrestuarve në Sabah janë dy malajzianë dhe tre filipinas, ku njëri ishte me qëndrim të përhershëm në Malajzi, që akuzohen se ndihmojnë anëtarët e Abu Sayyaf të mund të futen në shtetin e Malajzisë përmes Sabahut, shkruan “Channel News Asia”. Bastisja është vazhdimësi e arrestimeve të personave që admirojnë organizatën e shpallur terroriste Abu Sayyaf më 14 shtator, kur janë arrestuar shtatë shtetas filipinas, ka thënë Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Mohamed Fuzi Harun. Në një bastisje të veçantë dhe të shpejtë që është zhvilluar më datë 1 tetor, një shqiptar u vu në pranga në Selangor për komunikim të dyshuar me militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik. I dyshuari është ligjërues në një universitet në Shqipëri, që mendohet se është publik. Sa i përket të të arrestuarve të mbetur, ata u arrestuan më parë për lidhje terroriste në vitin 2013. Një prej tyre, një burrë 53 vjeç ka dyshime se kishte dashur të rekrutojë të burgosurit në burgun e Tapah në Perak në një grup terrorist, që nuk është i identifikuar.

Detaje të tjera të operacionit policor:

Bëhet me dije se një nga të arrestuarit, një 53-vjeçar kishte planifikuar gjithashtu të niste sulme terroriste në vendet e adhurimit që iu përkisnin myslimanëve, të krishterëve dhe hinduve. Inspektori i Policisë në Malajzi ka thënë se personi në fjalë ka nxitur konfliktin fetar në shtetin malajzian. I dyshuari i fundit është një shtetas 37 vjeç, që ka dyshime se ka rekrutuar dy shtetas malajzianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat