Në Zagreb, i ndahen tre mirënjohje, kryetarit të BSHQZPZ

Diaspora

Në Zagreb, i ndahen tre mirënjohje, kryetarit të BSHQZPZ

Nga: Dahest Luma Më: 9 tetor 2017 Në ora: 10:05
Kur çmohet puna e veprimtarëve të dëshmuar

“U jam falënderues për jetë vëllezër për këto mirënjohje që mi keni ndarë. Këto mirënjohje i ndaj me miqtë e mikeshat e mia, që janë në Bashkësi dhe në gjithë Zagrebin me rrethinë dhe gjithë Kroacinë. Se pa ndihmën dhe përkrahjen e tyre, nuk do të ishim këtu ku jemi. Me këta veprimtarë, që kurrë nuk u ndalën për të mirën e kombit, por edhe për të mirën e këtij shteti, ku po jetojmë sot, Kroacisë mike. Jam shumë i lumtur, vërtet shumë dhe me plot emocione, që po gjej përkrahje nga miqtë e mikeshat e mia, nga Bashkësia Shqiptare, Unioni me kryetar z.Esad Çollaku, nga ish kryetar i BSHQZPZ, z.Skender Berisha, deputetja zonja Përljaskaj, veprimtarë të tjerë që janë në Kroaci, si zonja Dorotea Kerni, Dr.Arben Ameti, e shumë e shumë të tjerë, ku kërkoj ndjesë, që nuk po mundem me i pëmend që të gjithë, pastaj mediat kroate, miqë të tjerë kroat dhe shumë e shumë bashkëkombas, që gjithmonë janë afër nesh, sa here që organizohet ndoj eveniment”, tha ndër të tjera, z.Sejfedin Prekazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Zagrebit dhe Prefekturës së saj.

Image

Bashkëpunimi i shëndosh, bashkëpunimi për të mirën e kulturës sonë, gjuhës e traditës kombëtare në dheun e huaj, është për të përshëndetur dhe përkrahur në vazhdimësi. Sukseset e mërgatës janë parë thuajse prej ditës së parë, ku edhe sot e kësaj dite, kjo pjesë e artë e kombit tonë, që është shpërndarë gjithandej europës dhe botës, e ndoshta është e pamundur, që të mos shohësh apo takosh ndoj bashkëkombas, qoftë edhe në Australi apo Zelandë të re, ata gjithmonë ishin e janë të lidhur me atdheun e të parëve. Mërgimtarët e moshës së thyer, gjithmonë e përmendin, se për të ditur, se sa vërtet e donë atdheun, duhesh të jesh larg fizikisht. Shpirti i mërgimtarit është në atdhe edhe në situata gëzimi, por edhe në ato situata të vështira. Mërgimtari gjithmonë është me atdheun, ai sigurisht, brenda një dite, i shkon mendja për atje, hiq më pak se pesë apo më shumë herë. Malli për prindër, familje, miqë e shokë, thënë shkurt e shqip, një jetë edhe ate larg vendit. Për këto arsye dhe shumë të tjera, mërgata jonë, është duke bashkëpunuar nëmes veti. Është për të përshëndetur dhe njëherit të merret si shembull, komuniteti jonë në Zagreb, i cili është shumë i hapur me pjesen tjetër të mërgatës, duke bashkëpunuar në shumë drejtime, sidomos në ate të kulturës. Në këtë rast, jemi dëshmitarë, që është bërë një punë e madhe nga Bashkësia Shqiptare e qytetit të Zagrebit dhe prefekturës së saj, me kryetar, publicistin, redaktorin e revistës “Informatori”, që botohet në Zagreb, z.Sejfedin Prekazi. Z.Prekazi, falë përkrahjes nga kjo Bashkësi, por edhe nga Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, me kryetar, Esad Çollaku dhe të tjerë, pa përjashtuar edhe deputeten e Parlamentit kroat, zonjën e çmuar, Ermina Lekaj-Përlaskaj, pastaj  zonjën Dorotea Kerni, Udhëheqësen e Bibliotekës Shqiptare dhe shumë personalitete të tjera, po mbahen evenimente të ndryshme e shumë të rëndësishme në Zagreb. Skender Berisha, ky bashkëkombas, një burrë i qetë, jo trumbetues, që drejtoi për një kohë Bashkësinë Shqiptare, punoi me shpirt e zemër, që të ruhet gjithçka shqiptare në këtë shtet mikë të kombit tonë, ai për sa ishte kryetar, ka bërë shumë evenimente. Dhe menjëherë, pasi ju besua detyra, z.Sejfedin Prekazi, ai menjëherë, shtriu bashkëpunimin edhe me pjesën tjetër të mërgatës, ose me personalitete që kanë krijuar emër në Kroaci, apo konkretisht në Zagreb, e që sot nuk jetojnë në Zagreb, por në vende të tjera të europës apo edhe në atdhe. Me këto bashkëpunime, ai forcoi dhe i dha shkëndij të fortë Bashkësisë Shqiptare, duke krijuar miqë, që kjo Bashkësi Shqiptare, të jetë edhe më e fuqishme në të mirë të gjuhës, kulturës e traditës sonë kombëtare. Të flasësh për punën që ka bërë prej ditës së parë ky veprimtarë, është e pamundur përmes pak fjalëve, por dihet puna e tij që është bërë dhe po bëhet, duke u vlerësuar nga shumë personalitete që njihen në gjithë botën shqiptare. Z.Prekazi, modest, që nëse i thua faleminderit për mikëpritje, apo për ndoj organizim, ai mundohet të ndryshoj temën e bisedës, e mban fotoaparatin e tij kudo që shkon, një çantë të rëndë pas vetes, që mbanë shënime për informatorin dhe më shumë dëgjon se çka flasin të tjerët, se sa flet. Ai dëshiron që të jemi edhe më të bashkuar shqiptarët nëmes veti, që të jemi më të fortë. Nuk mundem ti iki të vërtetës, prej kohës që e njoh, nuk dëgjova që u ankua tek ndoj bashkëkombas, por gjithmonë duke thënë, ne duhet të jemi edhe më bashkëpunues. Natyrisht, se nuk ka njeri që nuk gabon, por gabimet duhet pranuar. Mirë është të kritikoj në fushë të caktuar, ai që e njeh mirë ate fushë dhe jo vetëm të bëhet zhurmë, se është bërë diçka, apo pse nuk i ka pëlqyer atij apo asaj që kritikon. Ne kemi shumë veprimtarë në Kroaci dhe jemi bashkëpunues nëmes veti. Krenohem me punën që është bërë në Bashkësi para meje dhe që tash, po mundohem me ekipin tim, të vazhdojmë për të mirë. Të ndalemi te titulli i këtij shkrimi, Shoqata Humanitare “Medvegja” me qendrën e saj në Fully të Zvicrës, në pjesën franceze të këtij shteti, me një punë humanitare e kombëtare, hiq më pak se mbi 30 vjet dhe me një ndihmë të argumentuar, hiq më pak se mbi pesë milion euro me të holla dhe të mos flasim për kohën dhe mundin që kanë dhënë ata veprimtarë rreth asaj shoqate. Kjo shoqatë e drejtuar, nga Zenel Neziri, kryetar, me kryesinë e saj dhe anëtarët, unanimisht, kanë vendosur, që ta nderojnë Bashkësinë Shqiptare me një mirënjohje, me kryetarin e saj, z.Sejfedin Prekazi. Kjo shoqatë, ka miqësi të mirë me z.Prekazi dhe i është mirënjohës për bashkëpunim. Prandaj, duke parë, se Bashkësia Shqiptare në Zagreb dhe në perfekturën e saj, se është për bashkëpunim të mëtutjeshëm, dëshirojnë, që të ruhet miqësia edhe në të ardhmen dhe herë pas here, të ndërrojnë mendime dhe projekte për të mirën e komunitetit tonë. Gjithashtu, edhe Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në St.Gallen të Zvicrës, me kryetar z.Fazli Musliu, shoqatë hiq më pak se mbi dhjetë vjet veprimtari, ka mbledhur mbi 300.000 euro dhe është njëra ndër shoqatat kryesore, që ndihmon veteranët e luftës të UÇPMB-së, familjet e dëshmorëve e jetimët. Z.Musliu, gjithashtu, ndjehet shumë i lumtur dhe falënderues, që kjo Bashkësi shqiptare, ka organizuar të bëhet edhe promovimi i Monografisë së Shoqatës “Lugina e Preshevës” në Zagreb, i ndanë mirënjohje z.Prekazi dhe Bashkësisë shqiptare. Duhet përmendur edhe aktorin tonë të mirënjohur, të teatrit dhe filmit, autorin e shumë pjesëve artistike si në filma e teatër, poashtu, aktorë i teatrit në Zvicër, z.Adem Kicaj, që jeton dhe vepron në rrethinë të Cyrihut, e që njëherit është edhe president i produksionit IFTP (Produksioni Internacional për Film dhe Teatër), me seli në kantonin e Zugut/Zvicër. Ditë më parë, konkretisht më 27 shtator, z.Kicaj, i ndau mirënjohje z.Prekazi, menjëherë pas përfundimit të shfaqjes në teatër, para shumë dashamirësve të artit, z.Sejfedin Prekazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Zagreb, për kontributin e dhënë, që kjo shkollë me aktorët e saj, të jap shfaqje në Zagreb. Siç dihet, shfaqja e 27 shtatorit, që është dhënë nga IFTP, me satirën “Alameti”, u mirëprit mirë nga të gjithë të pranishmit. Z.Kicaj, tha ndër të tjera në momentet e dhënies së mirënjohjes, se z.Prekazi, ka treguar shpirtin e tij të madh e shumë të sinqertë, që të shtrijë bashkëpunimin edhe përtej Kroacisë me komunitetin tonë. Është kjo mundësi, që ne u takuam me shumë personalitete dhe patëm mundësi të njihemi nëmes veti dhe të bashkëpunojmë në të ardhmen me projekte të ndryshme. Vetëm të bashkuar do të jemi më të fortë. Në emrin tim, artistëve dhe gjithë stafit, i dëshirojmë, këtij burri nga Mitrovica, këtij veprimtari, që nuk bënë zhurmë, por punon, shumë suksese dhe do ta ketë përkrahjen tonë maksimale. Ne nga Zvicra erdhëm me shumë dashamirësi, me shumë kënaqësi, që të njihemi nëmes veti dhe të shihet edhe puna jonë se si punojmë në Zvicër. Mirënjohjen e meriton ky burrë dhe Bashkësia Shqiptare. Shpresojmë shumë, se do të jemi edhe më të fortë me këtë bashkëpunim dhe do të presim edhe miqë nga Zagrebi dhe Kroacia me ndoj projekt për në Zvicër. Ambasadori i Paqes, Mr.c.Dashnim Hebibi, publicist, gazetarë e poet, që njëherit kjo Bashkësi i ka mundësuar ti botoj një libër vuliminoz me një temë interesante për diasporën shqiptare, pati nderin, që dy mirënjohjet nga dy shoqatat t`ia ndaj z.Prekazi dhe t`ia përcjellet përshëndetjet vëllazërore nga dy kryesitë e shoqatave dhe anëtarëve të saj. Me që z.Hebibi, është edhe anëtarë nderi i dy shoqatave dhe gëzon autoritet falë punës që ka bërë, që këto dy shoqata të ecin te para, sepse qëllimi i tyre është fisnikë, ndihmë atdheut. E jo pa emocione, tre mirënjohje i pranoi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të Zagrebit dhe Prefekturës së saj, z.Sejfedin Prekazi, që ndër të tjera dhe besa i shihej edhe shpirti i tij i bardhë, duke thënë këto fjalë: “U jam mirënjohës vëllezër për këto mirënjohje. Këto mirënjohje i ndaj me miqtë e mikeshat e mia që janë në Zagreb. Me këta veprimtarë që kurrë nuk u ndalën për të mirën e kombit, por edhe për të mirën e këtij shteti ku po jetojmë sot Zagrebit.

Jam shumë i lumtur, vërtet shumë, që po gjej përkrahje nga miqtë e mikeshat e mia, nga Bashkësia Shqiptare, Unioni me kryetar, z.Esad Çollaku, deputetja zonja Përljaskaj dhe shumë e shumë të tjerë, që po frigoj se po e harroj dikend, por një është e sigurt, me përkulje, i falënderoj të gjithë, që të gjithë, sepse vetëm të bashkuar kemi ecur dhe do të ecim të sigurtë në të mirë të kombit tonë. Të falënderohemi nga dy shoqata nga Lugina e Preshevës, që kanë bërë shumë për kombin, nga IFTP, e konkretisht nga aktori e regjisori i mirënjohur, Adem Kicaj, për mua është nder. Nuk do ta harroj për jetë dhe do të mbeten mirënjohje të veçanta për ne dhe për brezat që do të vijnë, se duhet të bashkëpunojmë nëmes veti, kudo që jemi. Bota është e vogël, shpirti është i madh. Nuk mundem të gjej fjalë për falënderime, do të ju them, përcillni përshëndetje gjithë vëllezërve në Zvicër e Luginë të Preshevës, se ishim e do të jemi një dhe vetëm një, kemi një gjuhë, flamur e jemi një komb. Te para dhe vetëm te para”. Gjersa u ndanë këto mirënjohje në zyrën e Bashkësisë, u bënë edhe disa foto kujtimi, me shpresë dhe bekim, se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat