Austri: Përleshje mes shqiptarëve, njëri merr automjetin dhe shkel gjashtë persona

Diaspora

Austri: Përleshje mes shqiptarëve, njëri merr automjetin dhe shkel gjashtë persona

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 tetor 2017 Në ora: 13:21
Policia austriake

Në një lagje të Grazit (Austri) erdhi deri te një përleshje dhe më vonë një burrë me automjetin e tij tentoi të shkelë kundërshtarët. Gjashtë persona mbetën të plagosur, shkruan “Die Presse”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje, rreth orës 19.40, ndërsa policia arriti ta arrestojë agresorin. Nga gjashtë të plagosurit, njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve, mes të plagosurve ka edhe persona që nuk ishin përfshirë në përleshje.

Të përfshirët në përleshje janë shqiptarë nga Kosova, por disa media tjera austriake nuk e kanë konfirmuar identitetin e tyre. Motivet e zënkës nuk bëhet të qarta./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat