Austri: Vrau shqiptarin dhe largohet në Çeçeni, kërkohet ekstradimi

Diaspora

Austri: Vrau shqiptarin dhe largohet në Çeçeni, kërkohet ekstradimi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 tetor 2017 Në ora: 14:23
Ilustrim

Tre vite pas vrasjes së një shqiptari në Linz të Austrisë, agresori nuk është arrestuar akoma, shkruan televizioni publik austriak “ORF”. Agresori i dyshuar mendohet se është larguar drejt Çeçenisë, ndërsa vrasjen e ka kryer në 2014. Pas zënkës me 45 vjeçarin shqiptar, i riu çeçen ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë. Gjithçka kishte të bëjë rreth xhelozisë.

Autoritetet austriake shpresojnë në ekstradimin e të riut nga Çeçenia dhe gjykimin e tij në Austri. Por kjo mund të zgjasë një kohë të gjatë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat