Austri: Shqiptari plagos me thikë dy persona - Bota Sot
Austri: Shqiptari plagos me thikë dy persona

Diaspora

Austri: Shqiptari plagos me thikë dy persona

Nga: Fitim Dika Më: 14 tetor 2017 Në ora: 18:32
Ilustrim

Të shtunën në mëngjes në qytetin e Salzburgut një 42 vjeçar shqiptar ka plagosur në dorë me thikë një 34 vjeçar që ishte i shoqëruar me një femër, shkruajnë mediat austriake. Më vonë ai e sulmoi me thikë dyherë në shpinë. Viktima nuk është plagosur në rrezik për jetë, bile 34 vjeçari nga Salzburgu e ka lëshuar spitalin.

Agresori nga Shqipëria u arratis, por u kap pas një kohe të shkurtër nga policia. Njëri prej forcave të policisë mbeti i plagosur lehtë nga kapja e tij.

Prokuroria e akuzon shqiptarin për “vrasje të mbetur në tentativë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat