”Sulltani shqiptar” me 200 prostituta, zbardhet e shkuara kriminale

Diaspora

”Sulltani shqiptar” me 200 prostituta, zbardhet e shkuara kriminale

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 10:38
Nin Lalaj

Ai ishte shpallur në kërkim që në marsin e këtij viti. Kërkohej nga Italia për trafik droge, por prej 7 muajsh qëndronte në Shqipëri.

Lëvizte lirshëm ndërsa policia e arrestoi dje. I shumë kërkuari është Nin Lalaj, 38 vjeç, nga Lezha.

Lalaj rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare por dhe atë të huaj.

Ai ishte arrestuar edhe 2 vjet më parë në Angli, për llogari të Italisë.

Mediat britanike shkruajnë se ishte kapur për shfrytëzim prostitucioni në mars 2015, në operacionin “Alba Nostra 2.

17 persona u arrestuan pasi shfrytëzonin  për prostitucion rreth 200 vajza. Mediat e huaja shkruajnë se kryesori i grupit ishte Lalaj. ”Atij duhet t’i merrje leje për të pasur prostituta në Pavia, në vitin 2013”.

Lezhjani  u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg.

Gjatë procesit gjyqësor ai ishte në arrest shtëpie. Kur policia shkoi për ta dërguar në qeli, nuk e gjeti.

Nin Lalaj rezulton se ishte arrestuar disa muaj më parë në Angli, me një tjetër identitet. Ishte kapur në një orgji me prostituta.

Ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale, përfshirë edhe vrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat