Rrugët e Italisë përgjaken, aksidenti i merr jetën dy italianëve, shqiptari ja hedh me plagosje

Diaspora

Rrugët e Italisë përgjaken, aksidenti i merr jetën dy italianëve, shqiptari ja hedh me plagosje

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:36
Pamje nga aksidenti

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të çarë makinën e katandisur në një “kanaçe” metalike këtë mëngjes të së hënës në Guacciorna të Italisë.

Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit, makina tip Mercedes Benz, e drejtuar nga Giuseppe Fratterigo, 44 vjeçar dhe 62 vjeçari Andrea Ursino ka fluturuar në ajër e më pas është përbmysur pas humbjes së kontrollit.

Viktimat, dy italianët, dhe fatmirësisht për Saimir Picarin, 25 vjeçarin nga Shëqipëria vetëm disa plagosje të cilat e çuan në spital jashtë rrezikut për jetën.

Të riut i është dashur të përjetojë tmerrin e të parit të dy viktimave dhe qëndrimit me ta për disa minuta, pasi makina është çarë me ardhjen e zjarrfikësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat