Djali 16 vjeç nga Tetova vritet në Danimarkë - Bota Sot
Djali 16 vjeç nga Tetova vritet në Danimarkë

Diaspora

Djali 16 vjeç nga Tetova vritet në Danimarkë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 17:44
16 vjeçari

Një 16 vjeçar u gjet i vdekur në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen mbrëmjen e së hënës. Policia Daneze thotë se ka marrë njoftimin për të shtëna në orën 21:05 dhe menjëherë pas saj ka gjetur pa shenja jete një të ri 16 vjeçar para hyrjes së ndërtesës në Ragnhildgade 48. Djali i cili ka mbetur i vdekur nga të shtënat është Servet. Ai është nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Familja e Servetit prej shumë kohësh banon në Kopenhagen të Danimarkës.

Policia daneze po hulumton për zbardhjen e rastit dhe kryerësit, por dyshimet e para janë se krimin makabër e kanë bërë një bandë arabe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat