Arrestimi i bosit të heroinës, si drejtonte trafikun e pluhurit të bardhë

Diaspora

Arrestimi i bosit të heroinës, si drejtonte trafikun e pluhurit të bardhë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 19:51
Hektor Kosturin dhe Erjon Shahini

Tre vite pas operacionit të marsit të vitit 2014, kur u shkatërrua rafineria më e madhe e heroinës në qytetin e Parmës, e krijuar nga një bandë italo-shqiptare që qarkullonte miliona euro drogë nga Europa lindore në gjysmën e Italisë, dy të kërkuar u arrestuan në Durrës më dy tetor.

Ata i mungonin drejtësisë italiane. Bëhet fjalë për Hektor Kosturin, 30 vjeç, me një të kaluar të frikshme kriminale; dhe Erjon Shahini, 34 vjeç, i cili është ekstraduar tashmë në Itali dhe ndodhet në burg. 

Hetimet për këtë grup nisën në tetor të vitit 2013 kur u kap një sasi prej 100 kilogramë heroinë dhe u arrestua një shtetas italian. Hetimet nxorrën në skenë grupin shqiptaro-italian të trafikut në Parma. 

Në fund të majit 2014 u kap pjesa më e madhe e grupit, të cilët kishin trafikuar 60 kilogramë heroinë të pastër e kthyer në 480 kilogramë heroinë rruge, me një vlerë prej 20 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat