Një shqiptar si 007-a: Bëhet hero pasi shpëton një grua

Diaspora

Një shqiptar si 007-a: Bëhet hero pasi shpëton një grua

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 18:11
Kamarieri muskuloz Genci Gestila

Një shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Britaninë e Madhe.

Ai shpëtoi jetën e një gruaje që po mbytej në lumin Tamiz të Londrës.

Kamarieri muskuloz Genci Gestila ishte duke pirë në një pab, kur dëgjoi thirrjet për ndihmë.

21-vjeçari tha për Daily Mail: “Ajo ishte në mes të lumit. Ishte thellë, nuk e prekte fundin dhe po thërriste: Nuk di të notoj”.

“Ishte e shokuar për shkak se uji është i ftohtë. Kur arrita te ajo, më tha se nuk merrte dot frymë. E nxora tek bregu”.

Ish-ushtari e nxori nga uji i ftohtë, përpara se të merrte autobusin dhe të kthehej në shtëpi.

Kalimtarët thanë se ai doli nga uji si aktori Daniel Craig në filmin ‘James Bond’.

Një dëshmitar tha: “Ai dukej si Daniel Craig. Një oficeri i tha hero. Mendoj se ai njeri duhet vlerësuar”.

Shqiptari ka jetuar në Greqi dhe aty ka kryer shërbimin ushtarak.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat