Dy nga 11 marrëveshjet e dy qeverive për diasporën

Diaspora

Dy nga 11 marrëveshjet e dy qeverive për diasporën

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 13:23
Mbledhje e kaluar e dy qeverive shqiptare

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka pritur në takim ekspertë nga diaspora në kuadër të organizatës Germin.

Në këtë takim, Gashi ka treguar objektivat dhe proceset e ministrisë për diasporën dhe bashkëpunimin konkret me ministrinë homologe të Shqipërisë

“Dy nga 11 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në fund të nëntorit ndërmjet dy qeverive, asaj shqiptare dhe të Kosovës janë për Diasporën”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Germin kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtë me ministrinë e Diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat