Terrorizmi, shqiptari dëbohet nga Italia

Diaspora

Terrorizmi, shqiptari dëbohet nga Italia

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 14:27
Ilustrim

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme italiane një shtetas shqiptar 27 vjec e një maqedonas 36 vjec , banues në qytetin e Barit, janë dëbuar nga territori italian me akuzën e rrezikut ndaj sigurisë kombëtare.

Hetimet e antiterorizmit italian kanë dokumentuar kontaktet e rregullta të tyre në rrjetet sociale me një shtetas maroken i arrestuar pak më parë si mbështetës i Shtetit Islamik ISIS.

Gjithashtu investiguesit italianë kanë vërtetuar lidhjet e tyre me elementë ekstremistë të islamizmit radikal në Kosovë . Pas kontrollit në kompjuterat e tyre janë gjetur materiale informatike kundër perëndimit e antisemite.

Shtetasi shqiptar dhe ai maqedonas janë dëbuar në vendet e tyre me një udhëtim ajror i nisur nga aeroporti i Barit.

Ministria e Brendshme italiane informon se përgjatë 2017 janë 83 personave të dëbuar nga territori italian si rrezik terrorizmi dhe sigurie kombëtare.

Ndërsa nga 1 janari i 2015 e deri më sot numëri i personave të dëbuar ka arritur më 221.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat