Me meritën e diasporës finalizohet partneriteti i komunave belgo-shqiptare

Diaspora

Me meritën e diasporës finalizohet partneriteti i komunave belgo-shqiptare

Nga: Ferid SHEHU Më: 25 tetor 2017 Në ora: 22:41
Konferenca mbi partneritetin e komunave belgo-shqiptare në Parlamentin e Brukselit.

Më 25 tetor 2017 me organizimin e grupit parlamentar të PS në Parlamentin e Regjionit të Brukselit, u organizua  Konferenca mbi partneritetin e komunave belgo-shqiptare. Amet Gjanaj, deputeti shqiptar në Parlamentin e Regjionit Brukselit ishte iniciatori dhe organizatori kryesor. Në këtë konferencë morën pjesë:Marc-Jean Ghyssels kryetari i komunës Forest të Brukselit dhe deputet i këtij parlamenti, deputetja Moureaux Catherine, kryetari i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu, ambasadorja e Shqipërisë në Belgjikë Suela Janina, diplomatja e Kosovës Jetmira Bërdynaj.Morrën pjesë mbi 100 veta. Ishin të ftuar edhe kryetarët e Prizrenit Ramadan Muja, Gjakovës Mimoza Kusari dhe Tropojës Besnik Dushaj por nuk erdhën në konferencë.

Fjalën hyrëse e mbajti Amet Gjanaj deputet, i cili tha:"  se në Regjionin e Brukselit jetojnë 1,2 milionë banorë, prej tyre janë 20 mijë persona me origjinë shqiptare, të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.(...) Europa si duket është në ngecje të madhe lidhur me zgjerimin me shtete të reja sidomos ato nga Ballkani, edhepse kjo da ta sillte paqën dhe prosperitetin në regjion. Fatkeqësisht Shqipëria është në pritje të hapjes së negociatave për aderim në BE. Kosova akoma nuk e ka marrun dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Kjo e  ka provokuar një situatë ku popullata e Kosovës është e goditur rëndë me ketë masë.  Kriteret për liberalizim nuk janë kuptuar nga popullata dhe këto kritere janë edhe eksesive. Me synimin hapjen dhe bashkëpunimin e kombeve,shteteve e komunave vitin e kaluar ne tre deputet të Parlamentit të Brukselit: unë, Philippe Close( kryetar i qytetit Brukselit dhe Marc-Jean Ghyssels kryetar i komunës Forets të Brukselit vizituam Tiranë, Kukësin, Tropojën dhe Gjakovën.Donim ta zhvillojmë parteneritetin e komunave belgo-shqiptare, këmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin. Kjo vizitë u ka pëlqyer shumë dy politikanëve belg."

Më pas foli Mathieu Aref intelektual,historian francez me origjinë shqiptare, i lindur 1938 në Kairo. Ai ka botuar  dy libra në frengjisht mbi Greqinë parahelenike dhe Shqipërinë. Ai ka bërë një tezë doktoranture në Sorbonë me temën Hulumtime mbi Pellazgët dhe kontributin e tyre në civilizimin grek. Mathieu Aref foli për historinë e shqiptarëve dhe popujve të Ballkanit. 

Quentin Richard i ngarkuar me programe Europiane në Regjionin e Brukselit foli mbi partneritetin e komunave europiane. Durmish Guri kordinator i një projekti në Këshillin e Europës mbi partneritetin e komunave dhe regjioneve, Ky i fundit  foli për binjakëzimin e komunave duke theksuar se ky projekt mund të financohet nga Komisioni Europian.Ekziston një program i bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave në mes të komunave dhe regjioneve.

Ai tha se Komisioni Europian ka para (mjete materiale) me i financuar këto partneritete të komunave por duhen projekte të përpiluara mirë dhe  afatgjata dhe jo vetëm me synim përfitimi financiar.E përshendes kete partneriet mes komunave belgo-shqiptare i cili ka filluar vitin e kaluar dhe kam pershtypjen se është projekt afatgjate dhe serioz. Duhet ofruar projekte të mira me prova konkrete të bashkëpunimit për me i arsyetuar parat-mjetet financiare."përfundoi ky diskutues.  Dhe Vlora Gjergjizi nga Shoqata për zhvillimin e Ballkanit foli për këtë partneritet.

Më pas e morri fjalën Marc-Jean  Ghyssels, kryetar i komunës Forets të Brukselit dhe deputet i këtij Parlamenti. Ai :" foli shqip në fillim  tha mirë se vini në Bruksel. Vitin e kaluar me deputetet Amet Gjanaj dhe Philippe Close  e vizituam Shqipërinë dhe Kosovën. Na kanë pëlqyer shumë gjëra, veçanrisht mikëpritja por edhe rakija. Tirana ishte qytet i bukur. Investitorët e Brukselit, janë të interesuar të investojnë në Shqipëri. Ne dy komunat: Bruxelles Ville dhe Forest duam bashkëpunim me komunat nga Shqipëria dhe Kosova. Duam me i këmbyer përvojat mes neve.

Mos hezitoni na kontaktoni ne do ju ndihmojmë. Juve këtu në Belgjikë e keni ambasadoren e Shqipërisë si person zyrtare por e keni edhe një ambasador të dytë, i cili neve në Parlamentin e Brukselit gjithënjë na flet vetëm për Shqipërinë.Dhe  ai është deputeti Amet Gjanaj.Ju faleminderit për mikëpritjen", e përfundoi fjalën e vet politikani belg  Marc-Jean Ghyssels.

Dhe në fund fare të themi se ky partneritet do të jetë shumë i dobishëm për ne, sepse pala belge ofron përvoja dhe informacione të mira,  se si mund përfitohet në aspektin politik, shoqëror, ekonomik nga ky bashkëpunim i komunave belge me ato nga Shqipëria dhe Kosova. Konkretizimi dhe finalizimi i këtij projekti do të ishte     kontribut i mirë nga deputetit Amet Gjanaj në miqësinë belgo-shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat