Shqiptarët e rrezikshëm për Jugosllavinë

Diaspora

Shqiptarët e rrezikshëm për Jugosllavinë

Nga: Baki Ymeri Më: 26 tetor 2017 Në ora: 22:46
Shqiptarët e rrezikshëm për Jugosllavinë

Diaspora është kapital i gjallë ndaj edhe me diasporën duhet të punohet më shumë. Një nga ata që punon më shumë për diasporën dhe Kosovën është zt. Faridin Tafallari, autor i librit me të njëjtin titull të reçensionit. Ka momente kur autori shkruan si me qenë poet: bukuri, ndjeshmëri, delikatesë, mall, thjeshtësi e shumë elemente tjera që prozën e tij e bëjnë të qartë të ndjeshme dhe të kapshme. Para nesh kemi një vepër e rrallë vlerash të veçanta me mendime kritike, artikuj, letërkëmbim, raporte, Proces Verbale, fotografi... Korpusi i librit: 370 faqe me gjithë albumin, respektivisht fototekën, nga të cilat 340 me shkronja të ngjeshura, të pandara me paragrafe (faji i botuesit që nuk e ka faqosur si duhet, e jo i autorit). As shtëpia botuese nuk përmendet (poashtu faji i botuesit që ia ka zhvatur lekët autorit!).

Autori na e kënaq shpirtin me mendimin e kristaltë për adhurimin e dikurshëm për Adem Demaçin dhe ligësitë e tij të kohëve të fundit, një "njeri" me surrat të ftohtë e sy të zbehtë që derdh lotë krokodili për "sivëllezërit" e tij turq e serbë! Rudi Berisha i kushton një libër këtij shqiptari të tharrët dhe e blokuam në faqet e Facebokut. Baci Adem nuk është më bac por injorant, matrapaz dhe koprac! Asgjë nuk ka bërë për bashkimin kombëtar, siç shprehet Faridin Tafallari në shtatë faqet e kësaj vepre: „Pas daljes nga burgu, Adem Demaçi kurrë nuk punoi për bashkimin kombëtar shqiptar”, artikull i botuar për herë të parë në shkurt të vitit 2009. Ky është Adem Demaçi i konfederatës „Ballkania”, një projekt pansllavist që për fat të mirë nuk u realizua. „E prisnim me padurim lirimin e tij, duke menduar e ëndërruar se, ai do të vazhdonte ëndrrën tonë të madhe e do të na printe drejt Bashkimit Mbarëkombëtar me Shqipërinë amë! Zhgënjimi im, që në kontaktin e parë me Adem Demaçin. Të gjithë ne, veprimtarët patriotë e atdhetarë, ishim të bindur se me daljen nga burgu, baca Adem do të punonte dhe do të vazhdonte me vetmohim luftën për Bashkimin Mbarëkombëtar Shqiptar!?! Por ai as u angazhua për një gjë të tillë! Ne mendonim, në atë kohë se ai do t’i bashkonte organizatat në një, për të arritur drejt qëllimit final, qëllim për të cilin u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka!”. Dhe më tej, vazhdon autori:

„Mbas përfundimit të takimit, baca Adem i kërkoi Muratit paratë, markat gjermane që kishin paguar bashkatdhetarët e tij për të hyrë në sallë e të dëgjonin fjalimin e tij! Dhe këto marka që i kërkonte me paturpësinë më të madhe, ai, Adem Demaçi, „heroi ynë”, do t’i ndante me Ana Schreiber!? Tepër të befasuar dolëm nga salla, ndërsa në kokën time, mendimet filluan të më ngatërrohen e të më shkapërderdhen me njëra tjetrën... Në qenien time filloi të më mundonte një revoltë të cilën përpiqesha ta zbusja, duke bërë një dialog të heshtur dhe shpesh herë të ashpër me veten, ku dëshiroja me zemër të ishte një ndjesi kalimtare dhe të mos më kthehej në zhgënjim, të më mbetej figura e bacës, figura e një heroi të vërtetë!?! Por përsëri zhgënjim!Disa kohë më vonë u bë promovimi i librit të tij ”Vetmohimi”. Ademi doli para masës së njerëzve me librin në dorë, duke cituar fjalë nga libri në gjuhën serbe: ”tako...vako...vako...tako”. Kështu e ashtu, vetëm serbisht. Askujt në sallë nuk i interesonin fjalët serbisht, askujt, ku aty kishte të rinj, gra e fëmijë, që nuk e dinin gjuhën serbe.”

Image

 

Për ilustrim po japim përmbajtjen e veprës respektive: Kur nis e shkruan, Shkrimet e mia në portalin e dashur, mëse atdhetar, “ALBANIAPRESS”, Letra drejtuar Kancelares Merkel, Fletë- rrufe: Armiqtë dhe tradhëtarët të dënohen pa mëshirë, Politika antishqiptare serbe kurr nuk ka ndryshuar, Të shkruajmë të vërtetën, ashtu siç ka qenë në realitet, në, biri i popullit tim të shumëvuajtur denoncoj!, Çfarë tha Jusuf Gërvalla për Kosovën, Shqipërinë dhe trojet shqiptare,  në ditën e Flamurit, 28 Nëntorin e vitit 1981, Përsëri u ndie forca e Flamurit Kombëtar Shqiptar, Populli nuk ta fal kurrë tradhëtinë!, Medet për këta ndërkombëtarët, Serbia ka punuar shumë që, edhe pas pavarësisë të bëjë ligjin në Republikën e Kosovës, Dhëmbja për shokun tim të paharruar, Ladin,  Nuk ka hater e miqësi, kur është në pyetje atdheu!Atdheu mbi gjithçka!, Është korrektësi, kur thua të vërtetën, por jo nga Stambolli e Adapazari, Udbashët e djeshëm janë dhe sot, mesa duket do të jenë edhe nesër,  Ku jemi...kah po shkojmë!, Hyri me besë shqiptari e doli me pabesinë e tinëzarit shkja, Ibrahim Kelmendi ka ndikim në vrasjen eJusuf dhe Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës!?, Kemi besuar tek UÇK-ja..

Po shkojmë më tej: Sa turp i madh është me veprimet e këtyre pushtetarëve tanë, Liderët tanë si këtej dhe matanë kufirit vetëm“amin-amin” dinë me thanë!, Rrej, rrej…se diç do mbetet, Dhëmbja për Bacën Abdyl, Për trimat Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ka vetëm përjetësi,  Albin Kurti kurrë nuk mund të dënohet, ai i përket popullit të tij, Dialog me Ty o Kosova ime!, Politikanët tanë kurrë të mos harrojnë se, vjen një ditë, Fajtorë e përgjegjës jemi vetë, Kur vendi drejtohet nga njerëz të papërgjegjshëm, Ish-titistët edhe sot veprojnë, Këto përçudnime,që po ndodhin për çdo ditë me Kosovën tonë shqiptare, Deri kur ne, shqiptarët, duhet të ”heshtim”, Lidhja shqiptare e Prizrenit, kuvendi i krenarisë shqiptare, Kur të rritet mendja, zoti ta then qafën!, E po kush tjetër di të pëllasë e të bëjnë si majmunë, pos asaj pjelle serbe, Shkjaosllaviste dhe grekomane, Kur humbet fija e lëmshit, vështirë se mund të gjëndet, Askush s’mund ta zëvëndësonte dhe as mund ta zëvëndësojë J. Gërvallën, Duhet thënë kudo dhe shkruar përherë vetëm e vërteta, Pokujt i “zure” rrugënTi, o i bekuari Flamuri ynë Kombëtar, I nderuar zt. Dell, me shumë zell shkove në ”Fer(r)”!,Na doli edhe ky farë Dick Marty!, Fjala jote e mençur o Jusuf Gërvalla!,Për Shqipërinë dhe shqiptarinë vajton zemra e mërgimtarit, Ku ka më krenari se, të kesh qenë shok e bashkëveprimtar ideali me Jusuf Gërvallën.

Ja edhe disa tituj nga përmbajtja: O zv.kryeministër i Shqipërisë Amë! A e di se ç’do të thotë “komb e shqiptari, Jam shqiptar e bir shqiptari denbabaden, Push(ta)tetarët tanë, nga çdo anë ia kanë kthy shpinën Bashkimit Mbarëkombëtar,  Miku ynë or miku Dell, Lum si na e lum si ti, rrej çdo ditë moj qeveri!, A e dini se cilët janë ata që po i trimërojnë fqinjët, armiqtë tanë?,  Kur Jusuf Gërvalla shkruante ”Bashkimi bën fuqinë”, Shqiptarët e “rrezikshëm për Serbinë-Jugosllavinë, Shqiptarët e dinë mirë se, deri ku shtrihen kufijtë e Shqipërisë Natyrale, O shqiptari! Gëzuar festën e madhe, Ditën e Flamurit,28 Nëntorin!, Përshëndetje bashkatdhetarëve tanë në Dardanën kreshnike, PërJusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, Aferim të qoftë or kryeministri ynë Hashim!Të lumtë VV, Të “thyejmë heshtjen”, heshtje që është thyer tash e tri dekada, Ku është ky shteti ynë? Ku është kjo qeveria jonë?, Duke parë dhe dëgjuar “Pa (me )rrotulla”, 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë po afrohet. Ç’kanë serbët që tmerrohen!, Përse ne shqiptarët duhet të hymë në Europë të ndarë?, Të lumtë Ty o Albin Kurti dhe të gjithë trimave të tu të VV!, ”Shqiptarisht” ju përshëndes o bashkëkombasit e mi!, O Adem Jashari, o Komandanti ynë!, Kjo shkina Serbi!, Edhe pse nuk e besoj të ndodhë tradhëtia!, Pasuritë e Lokes Kosovë janë për bijtë e saj të vërtetë, për ata që i lindi kjo tokë, O populli im! Hapi sytë fort, dili para të keqes se ke sakrifikuar shumë për liri e pavarësi!, Tradhëtia është tradhëti, ka po të njëjtin surrat!

Zt.Reeker, a mund të quhesh ti palaço, kur mbron të drejtat e popullit tënd amerikan?, Spiunët dhe tradhëtarët shqipfolës helm e kaluar helmit!, Është koha që, populli të dëshmojë vullnetin e tij për një Kosovë të vërtetë shqiptare!, Kështu ndodh,kur të”humb gomari në oborr”, Të përshëndes shqiptarisht o Edi Rama!, Kujdes o populli im...!, Zotërinj deputetë kujdes, mos luani me detyrën tuaj!, Zonja Jacobson, e nderuara ambasadore!, Në 70-vjetorin e ditëlindjes tënde o Jusuf Gërvalla!, O populli im, ti je ai që kur qe(n)veritarët e “humbin gomarin në oborr”, duhet tu tregosh vendin!, Pa e futë “Zajednicën” brenda në zemren e Kosovës, nuk po ecka përpara Kosova!, Falë syçelësisë së VV-jes dhe “kokëfortësisë”së opozitës!, Zotërinj ambasadorë, shqiptarët e Kosovës janë zot në tokën e tyre!, Të mos vajtojmë për çerdhet e kriminelëve pro serb!, Me opozitën e me popull nuk mund të “hahesh”me inat!, Fuqishëm e ngre zërin tim, për tradhëtinë nuk ka mëshirë e as falje, Eh oj Kosova ime ende mundohen me të futë “thika” në asht!, Për shokun tim bashkëveprimtar, të paharruarin Selim Koci, As qeveritarët, as pushtetarët dhe as parlamentarët tanë! 

Pason një rubrikë e re me titullin Shtypi-Gazeta me tituj si: Eshrat e martieve të kthehen në Vendlindje,Të qëndrojm deri në fitoren e plotë, Tre pishtarët e lirise kan siguruar përjetsin me veprën e tyre atdhetare, Lule të freskta mbi varret e martirëve,Të pengohet asimilimi i shqiptarëve në megrim, Tre përqindëshi mbi të gjitha, Uniteti politik e ushtarak armë e fortë, Për një organizim me baza kombëtare, Krasniqi kërcnohet me atentat në mes të Tiranës, Libri i Faridin Tafallarit mirëpritet në hapësirën shqipëtare, Një gërshetim dhembje e gërshetës një jetë, Uniteti ynë është shpëtim i kombit, Bashkëatdhetarët, Për fondin e qeverisë së Kosovës 41.500 DM, Jusufi nuk i bëri asnjë propozim I. Kelmendit për anëtarësim në lëvizjen e tij, Mungesa e Jusufit ndjehet edhe sot jo vetëm në megrim, Jusuf Gërvalla e parandjente luftën donte bashkimin e trojeve shqiptare, Intervistë me Faridin Tafallarin bashkëveprimtari i Jusuf Gërvallës, Pjesërisht në liri ende pa pavarësi, U themelua fondacioni „Jusuf Gërvalla“, Intervistë me F.T. me 30 dhjetor 2015, Kur mbi të gjitha është çështja kombëtare, U themelua nëndega e shoqatës „Miqtë e TMK-së“ për Bavari, Klubi që ruan të gjitha kujtimet për dëshmorët e kombit, Vepra e tyre duhet të na ndërgjeqësojë për të vepruar, Kosova mund të jetë e lirë vetëm kur të lirohen të gjithë burgosurit politikë, Dy atentatet me pasoja të rënda për lëvizjen tonë kombëtare, Struzha një fshat shqiptar që rrezikon të zhduket.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat