Kur aksidentohen dy shqiptarë në Itali, ndodh e papritura!

Diaspora

Kur aksidentohen dy shqiptarë në Itali, ndodh e papritura!

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 10:34
Itali

Një aksident rrugor me motor mes dy shqiptarëve në Itali ka përfunduar në të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Barzios, pasdite vonë. Një prej drejtuesve shqiptarë, pas përplasjes ka dalë dhe ka qëlluar me armë zjarri. Mediat italiane shkruajnë se fatmirësisht ai e ka drejtuar armën nga toka dhe nuk ka pasur asnjë person të lënduar. 

Të mbërritur në vendngjarje, karabinierët kanë bërë dërgimin në spital të shqiptarit tjetër të aksidentuar me motor, i cili ka marrë dëmtime të lehta. Ndërsa personi që qëlloi me armë është larguar me motor menjëherë pasi ka qëlluar të paktën një herë në tokë.

Sipas dëshmisë që ka dhënë i plagosuri, të shtënat me siguri ishin që ta trembnin atë, apo në shenjë revolte nga bashkëkombësi i tij për aksidentin e ndodhur. 

Hetimet vijojnë ende dhe janë përqendruar për të zbuluar se cili është identiteti i shqiptarit që qëlloi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat