“Skifteri” shqiptar tërboi policinë Spanjolle, ja ç’bënte në dhomat e hoteleve

Diaspora

“Skifteri” shqiptar tërboi policinë Spanjolle, ja ç’bënte në dhomat e hoteleve

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 20:38
I dyshuari

Një shqiptar është arrestuar pasi hynte në dhomat e hoteleve spanjolle dhe vidhte pushuesit. Ai kryesish aktivitetin e tij “kriminal” e kryente në zonat e Brits, Ibiza, Majorca dhe Barcelona, shkruan thesun.co.uk. 

Shqiptari dyshohet se vodhi laptopë, orët dhe telefonat mobil turistëve nëpër hotele.

Kryesish turistët  që kishte grabitur ishin britanikë. 24-vjeçari thuhet se përdor një kombinim të kartave të rreme elektronike për t’u futur në dhomat. Javën e kaluar, stafi në një hotel në Magaluf kapi një njeri, por ai arriti të largohej pas një lufte me punëtorët e hotelit.

Por zhurma e vjedhjes së të dyshuarit të arrestuar u bë e dukshme pasi policët vërejtën vjedhje të vazhdueshme në hotelet brenda Clavia, Majorca.

Zyrtarët shpejt e kuptuan se dikush kishte përdorur një çelës të rremë për të hyrë në dhomat, gjë që nuk u zbulua nga punëtorët e hotelit. Sipas njoftimeve, ata gjithashtu gjetën dëshmi për në Barcelonë. Ai është akuzuar për 50 vjedhje, por hetimi është ende në vazhdim.

Image
Gjesendet e sekustruara
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat